A do të jetë i “balancuar” propozimi i Brukselit për BKS shans për marrëveshje apo një tjetër gur pengese?

Bilbordi ZSO
Burim: Kosovo Online

Në takimin e fund-tetorit me liderët e Kosovës dhe Sërbisë, përfaqësuesit e Bashkimit Europian kanë paraqitur, sipas mesazheve që vijnë nga Brukseli, propozim të “balancuar” për themelimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, të cilën sërbët në Kosovë e presin prej më shumë se një dekade. Se çfarë zgjidhje konkrete parashikon ky dokument vazhdon të jetë e panjohur, ndërsa bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn tregojnë se oferta e re nga Brukseli mund të jetë shans për marrëveshje dhe jo gur pengese vetëm nëse përmban edhe detyrimet e vjetra që Prishtina duhet t'i përmbushë.

Sipas fjalëve të zëdhënësit të BE Piter Stano, presidenti sërb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri kosovar Albin Kurti treguan gatishmërinë e tyre "parimore" për të pranuar propozimin e BE. Stano deklaroi se të dyja palët kishin parakushte që ishin të papranueshme për palën tjetër dhe tha se BE pret që implementimi i BKS të nisë pa vonesa të mëtejshme.

Presidenti Vuçiq tha se një pjesë e mirë e propozimit të ri tashmë përmban në parimet e miratuara nga marrëveshja e vitit 2013 dhe konfirmoi gatishmërinë e Beogradit për t’a diskutuar atë, por gjithashtu shprehu frikën se BKS "nuk dë shikohet së shpejti". Nga ana tjetër Kurti pohon se propozimi është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe se nuk do të thotë se kjo BKS është ajo që parashikohej në marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Xhefri Hovenier, tha sot se Amerika beson se Bashkësia e Komunave Sërbe duhet të formohet në përputhje të plotë me Kushtetutën egzistuese të Kosovës, si dhe të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. Ai deklaroi se nuk duhet të ketë pushtete egzekutive dhe se nuk shikon se kjo mund të jetë autonomi në të tilla kushte.

Këshilltari shkencor në Institutin për Studime Europiane prof. dr. Sllobodan Zeçeviq thekson se propozimi i balancuar për Bashkësinë e Komunave Sërbe ishte marrëveshja bazë rreth BKS prej vitit 2013 duke vënë në dukje se Sërbia më pas hoqi dorë në veri të Kosovës në favor të institucioneve prishtinase dhe se në këmbim fitoi mundësinë e formimit të Bashkësisë me kompetenca të konsiderueshme.

Zeçeviq për Kosovo onlajn thotë se këtë që tani BE po e paraqet si draft të balancuar të statutit të Bashkësisë së Komunave Sërbe, duke qenë se institucionet europiane janë nën ndikimin e SHBA të cilat e njohën pavarësinë e Kosovës, si dhe nën ndikimin e Francës dhe Gjermanisë, të cilat po ashtu e njohin Kosovën si të pavarur, mund t'i plotësojnë kërkesat e Prishtinës.

Zeçeviq nënvizon se është e vështirë të flitet rreth dokumentit që nuk ka dalë në dritë dhe se tani mund të nxirren përfundime nga deklaratat e liderëve të BE dhe institucioneve kosovare, eventualisht edhe disa deklarata të përfaqësuesve të organeve shtetërore të Sërbisë.

Sipas fjalëve të Zeçeviq, BE tashmë po përballet me disa probleme, e para prej të cilave është se ato janë në kundërshtim me dokumentin e tyre burimor.

“Në planin franko-gjerman nga shkurti i këtij viti bëhej e ditur se do të zbatohen marrëveshjet që kanë qenë të vlefshme më herët, Marrëveshja e Brukselit është diçka që është përmbyllur më herët dhe duhet të zbatohet. Por tani ata thonë se kemi propozim të ri, të balancuar, i cili do t'i përshtatet si njërës dhe tjetrës palë. Kjo do të thotë se ne mundemi të nxjerrim përfundimin se marrëveshja burimore rreth BKS nuk vlen, se e kanë ripunuar atë marrëveshje dhe krijuan diçka tjetër dhe janë në kundërshtim me dokumentin e tyre burimor për të cilin insistojnë nga shkurti i këtij viti” thotë Zeçeviq.

“Çështja është sesa operative do të jetë kjo pavarësisht se vetë Albin Kurti thotë-por ne pa njohjen e ndërsjelltë nuk zbatojmë asgjë” thotë ai.

Zeçeviq shton se ka shumë të panjohura, dhe si disa prej tyre thekson se pyetja nëse Prishtina do t'i zbatojë marrëveshjet e dakordësuara, çfarë është marrëveshja, a është e pranueshme për Beogradin, a devijon shumë nga ajo që u nënshkrua në Bruksel në vitin 2013.

“Patjetër kjo do të shikohet mëse më qartë kur të publikohet dokumenti i përgatitur nga BE”, shtoi Zeçeviq.

Komentatori i politikës së jashtme Mirosllav Stojanoviq thotë për Kosovo Onlajn se vendoset pyetja nëse propozimi i BE për formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe në të cilin Brukseli thotë se është i balancuar, palëve u vendosen sipas parimit "merr ose lër" ose lihet mundësia e përsosjes së tij.

“Për tani nuk dihet me saktësi se çfarë përmban draft-statuti i BKS. Kam frikë se ka shkuar në drejtim të relativizimit të asaj që tashmë është nënshkruar në dy marrëveshjet e Brukselit në vitin 2013 dhe 2015, dhe çështja është se sa e pranueshme është kjo për Beogradin. Ky i fundit deri më tani ka insistuar zyrtarisht se ajo që shkruhet aty është e pandryshueshme dhe këtu duhet të vendoset pika” thotë Stojanoviq.

Ky i fundit kujton se i dërguari i BE për dialog Mirosllav Llajçak, para verës përmendi 15 modele të ndryshme të autonomisë që ekzistojnë në Europë, të cilat mund të aplikohen në formimin e Bashkësisë.

"Ata dukshëm bënin disa kombinime, duke llogaritur në planin e vjetër të Ahtisaarit në atë se si duhet të duket me të vërtetë BKS. Më shumë të dhëna rreth asaj se çfarë përmban propozimi i BE për statutin e BKS në ndonjë mënyrë rreth kësaj vjen nga Prishtina, pas takimit që patën me Llajçakun liderët e opozitës së atjeshme. Këtu prsh. është shumë llafazan Ramush Haradinaj, i cili tha se i ka lexuar të gjitha dhe që vërteton se komuniteti sërb është në fitim. Por, në anën tjetër, ai tërë kohës insiston se prej fillimit e deri në mbarim nga A tek SH inkorporohet në sistemin juridik të Kosovës” thotë Stojanoviq.

Ky i fundit thekson se duhet të shikohen se cili do të jetë qëndrimi i Beogradit në lidhje me propozimin e BE nëse pala sërbe do të insistojë që ajo që është dakordësuar nuk duhet të shembet sepse atëherë do të mbërrijmë në situatën paralajmëron "se prej marrëveshjeve të hershme të firmosura bëhet ndonjë lloj kaosi”.

Ai shton se bashkësia ndërkombëtare gjithmonë ka dalë me disa iniciativa dhe platforma, kështu që për një kohë kanë insistuar në standardet para statusit.

"Askush nuk i përmend më standardet. Unë jam në mesin e atyre që besoj se normalizimi është i mundur, nuk po flas se çfarë statusi do të ketë Kosova. Deri më tani Beogradi ka qenë i bindur se nuk do ta pranojë krahinën jugore sërbe si shtet të pavarur. Por në atë normalizim të jetës, njerëzve që jetojnë aty, pavarësisht nëse janë sërb apo shqiptarë, duhet t'u sigurohet një lloj sigurie që në asnjë situatë të mos ketë fusha të minuara politike, qofshin targa për automjetet, mallrat që nuk kalojnë përmes vendkalimet administrative ose tashmë ilaçet. Ky normalizim është i rëndësishëm dhe nëse egziston vullnet i mirë dhe në bashkësinë ndërkombëtare dhe në Beograd dhe Prishtinë, kjo do t'i lejonte njerëzit të mendojnë për të nesërmen. Tani situata është jashtëzakonisht e pasigurt për të gjithë dhe kjo është ajo më e keqja. Përherë në të tilla situata, mund të ndizen vatra të vogla të cilat kthehen në ndonjë zjarr më të madh”, thekson Stojanoviq.

Ky i fundit thekson se ka qenë dhe mbetet i bindur se nyja e Kosovës nuk mund të pritet brenda natës dhe se është e vështirë të gjendet zgjidhje në rrethin kator sidomos për shkak të pozicioneve të largëta të Prishtinës dhe Beogradit.

"Dp të ndryshojë, besoj se do të ketë shumë më shumë emisarë që do të punojnë për këtë, por me më pak sukses. Kush e kujton ende baroneshën Ashton, e cila filloi të gjithë procesin dhe Mogherini, e cila e vazhdoi. Besoj se le të themi në marrëveshjen e re të letrave pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian, me shumë mundësi as Llajçaku i cili ka kohë që është në këtë pozitë, nuk do të jetë në skenën politike me atribute të tilla që normalisht ka ardhur. Ai ka pasur shumë mbështetje nga gjermanët, ishte zgjedhja e ish-kancelares Angela Merkel, por gjërat realisht nuk kanë ndryshuar”, thekson bashkëbiseduesi ynë.

Docenti në Fakultetin e Shkencave Politike, Millan Kërstiq, ka besim se egziston hapësirë për kompromis në lidhje me formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, si dhe që parimet nga viti 2015 të zbatohen me ndryshime në Kushtetutën e Kosovës apo me një interpretim më të gjerë të dispozitave të caktuara. Ai thekson se është më e lehtë të shkohet në marrëveshje sesa deri në implementimin e saj, pasi për këtë duhet të egzistojë dëshira e Prishtinës për të themeluar BKS.

Me rastin e mesazheve nga Brukseli se është propozuar model i balancuar për formimin e BKS, Kërstiq ka thënë për Kosova Onlajn se çfarë përmban konkretisht draft-statuti i Bashkësisë në këtë moment mund të merret me mend vetëm nga deklaratat që kemi pasur rastin të dëgjojmë në ditët e mëparshme prej zyrtarëve të Beogradit dhe Prishtinës.

"Presidenti Vuçiq tha se draft-statuti përmban numrin më të madh të gjërave për të cilat është dakordësuar më herët. Nëse kjo do të thotë se ka diçka që nuk është në përmbajtje, kjo ngelet për t'u parë. Me shumë mundësi do të thuhet se gjithçka është në përmbajtje. Ashtu sikurse me shumë mundësi nga ana tjetër nëse flasim për qasje të balancuar, siç thekson BE nëse do të përfshihej gjithçka që kërkon Beogradi, do të thotë se Prishtina e konsideron të pabalancuar”, thotë Kërstiq.

Ky i fundit kujton se kur është fjala për Prishtinën, ajo kërkon që gjithçka që miratohet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila shpalli jokushtetuese disa dispozita, përkatësisht disa aspekte të marrëveshjes së vitit 2015.

“Patjetër që ka vend për kompromis. Ka hapësirë ​​që dispozitat e vitit 2015 të zbatohen me amendamente në Kushtetutën e Kosovës ose me interpretim më të gjerë të dispozitave të caktuara. A do të përmbajë ky statut, një propozim, si të zgjidhen këto probleme, pra kjo përplasje pikëpamjesh, besoj se është. Besoj se nuk do të ketë devijime nga parimet bazë. Prandaj, ajo që dikur propozoi Albin Kurti, e cila në fakt ishte një devijim nga baza e marrëveshjes në 2013 dhe 2015, dyshoj se mund të jetë pjesë e marrëveshjes duke u bazuar në gjithçka që Beogradi e ka deklaruar qartë si qëndrim që do, dmth nuk do ta pranojë dhe atë që bashkësia ndërkombëtare ka theksuar se duhet zbatuar”, thekson Krstiq.

Kur bëhet fjalë për përmendjen e modeleve europiane që mund të aplikohen në BKS, Kërstiq thekson se ekzistojnë shembuj të ndryshëm të autonomisë territoriale që funksionojnë në Evropë, por që secila prej tyre u zbatua në kontekste dhe rrethana të ndryshme si Tiroli i Jugut, Ishujt Haland ose rajone të caktuara në Spanjë.

“Bashkësia e Komunave Sërbe në fakt duhet të përfaqësojë unifikimin e kompetencave tashmë egzistuese që kanë sërbët përmes vetëqeverisjes lokale, plus shtimin e elementeve të caktuara të vetëqeverisjes. Dhe, sigurisht, më e rëndësishmja është lidhja e gjithë kësaj për Beogradin, pra për funksionimin e institucioneve të Republikës së Sërbisë. Sa gjëra do të shtohen, nëse këto gjëra do të jenë të zbatueshme dhe si do të zbatohet financimi në praktikë, mbetet për t'u parë. Në këtë drejtim, ky është kontekst i jashtëzakonshëm, por, për fat të keq, nuk mendoj se ndonjë propozim që miratohet tani mund të arrijë nivelin e ndonjë vetëqeverisjeje më të madhe që egziston, le të themi, në rastet e përmendura, dhe që mendoj se do të ishte e nevojshme për mbijetesën e komunitetit sërb në Kosovë. Por nuk më duket se ndonjë propozim do të shkojë në atë drejtim” thotë bashkëbiseduesi ynë.

Pyetjes nëse fakti që palët nuk e refuzuan propozimin e BE në lidhje me BKS është shenjë e mirë se negociatat e mëtejshme janë të mundshme, apo nëse bëhet fjalë për presion të madh me të cilin përballen Beogradi dhe Prishtina, kështu që tani ata vetëm po tregojnë së paku një vullnet të mirë dhe së paku në këtë fazë nuk po e cënojnë vazhdimin e dialogut, Kërstiq beson se të dy janë në punë.

“Besoj se do të bëhet një hap përpara, siç është bërë në Bruksel dhe në Ohër, sa i përket bisedimeve formale dhe ecurisë së dialogut. Nga ana tjetër, kur është fjala për zbatimin, besoj se do të ketë ende pengesa dhe se në radhë të parë do të bëhet nga Prishtina, siç ka bërë deri më tani. Por tani, për shkak të Banjskës, edhe Beogradi është nën presion për të bërë lëshime. Kështu që ndoshta është më e lehtë për të arritur një marrëveshje, por që të ndodhë zbatimi i saj, Prishtina duhet patjetër të vendosë se dëshiron të formojë një BKS. Nuk mendoj se kjo do të ndodhë së shpejti. Ndoshta do të ketë një përparim, do të fillojë procesi i formimit dhe pastaj do të ngecim për një ose dy muaj përsëri në diçka të ngjashme”, përmbyll Kërstiq.

Analistja politike nga Prishtina Mimoza Gavrani thotë për Kosovo Onlajn se kur bëhet fjalë për draft-statutin e Bashkësisë së Komunave Sërbe të cilin e ofroi Unioni Europian, e rëndësishme është që liderët e Sërbisë dhe Kosovës të dëshmojnë se janë të gatshëm të marrin vendime të përgjegjshme politike të cilat kanë drejtim tek stabiliteti dhe paqja në Ballkan.

Gavrani këtë e ka thënë duke komentuar mesazhin e zëdhënësit të BE Peter Siarto se përfaqësuesit e BE në takimet e fundit me liderët e Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, paraqitën propozim të balancuar për formimin e BKS dhe se presidenti sërb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri kosovar Albin Kurti treguan gatishmërinë e tyre "në parim" për t’a pranuar atë propozim.

Pyetjes se cili do të ishte propozim i balancuar për BKS nga pikëpamja e Prishtinës, Gavrani thotë se kur bëhet fjalë për BKS përherë ka qenë çështje e ndjeshme dhe kritike për Prishtinën nëse ajo do të formohet sipas marrëveshjes së vitit 2013 apo nëse do të ketë disa ndryshime.

“Bashkimi Europian po tenton, nuk e di nëse po ia del, por po tenton të ketë raport të balancuar sa i përket Kosovës dhe Sërbisë, ky është qëndrimi dhe pozicioni i tyre. E rëndësishme është që zoti Kurti dhe zoti Vuçiq të jenë në situatë për të marrë vendime politike që do t'i tregojnë BE dhe të tjerëve që ndihmojnë dialogun se Kosova dhe Sërbia janë të gatshme për stabilizim dhe paqe në Ballkan. Kjo është fort e rëndësishme në këtë kohë të vështirë” thotë Gavrani.

Bashkëbiseduesja jonë tregon se është e vështirë të spekulohet se çfarë përmban, siç thotë Stano, “propozimi i balancuar për BKS”.

“Ndonëse jemi vende të vogla, nevojitet që më në fund duhet të mos kemi tensione dhe të mos bëjmë gabime politike”, beson ajo.