Petkoviq: Drejtësia do të triumfojë kur të gjithë të burgosurit politikë sërbë të lirohen

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq, ka shprehur mbrëmjen e sotme kënaqësinë pasi edhe një sërb tjetër i arrestuar si Dallibor Spasiq, u la të mbrohet në liri.

“Një tjetër drejtësi tek Zoti për sërbin e arrestuar Dallibor Spasiq në veri të K&M ku sot i’u bashkua familjes së vet, pas Radosh Petroviqit dhe Nemanja Vllashkoviqit. Nuk do të ndalemi së luftuari derisa asnjë i burgosur politik sërb të vuajë në kazimatin e Kurtit” shkruan Petkoviq në Tuiter.

Ai thekson se drejtësia do të triumfojë atëherë kur të ndërpriten të gjitha veprimet politike ndaj sërbëve në Kosovë dhe ata që janë përgjegjës për këtë persekutim brutal të përballen vetë me përgjegjësi ligjore për dhunën ndaj popullit të pafajshëm sërb.

Në paraburgim vazhdojnë të ngelen edhe katër sërbë të tjerë-Dushan Obrenoviq, Nenad Orlloviq, Urosh Vukashinoviq dhe Millun Millenkoviq.