Dallibor Spasiq: Dhimbja më e madhe është kur gjendesh i pafajshëm në burg
Tekniku spitalor Dallibor Spasiq, i cili para një muaji u arrestua në Jarinjë, sot është liruar për t’u mbrojtur nën liri, thotë se kur gjendesh në shtëpi në Mitrovicën e Veriut, përfundimisht ndihesh mirë, falenderues për përkrahjen e bashkëqytetarëve, sepse siç shprehet ai, dhimbja më e madhe është kur dikush që është i pafajshëm “dergjet” në burg.
"Luftuam. Ndihem mirë. Gjithçka është mirë tashmë që jam këtu, ju falenderoj të gjithëve. Më ndihmuat duke qenë me mua dhe me të gjithë ne. Më e rëndësishme për ne janë njerëzit tanë, të dimë që janë me ne, pasi e dinë se jemi të pafajshëm, se aty ishim ulur të pafajshëm” u tha Spasiq bashkëqytetarëve të tij kur mbërriti në Mitrovicë.
Spasiq tha se edhe sërbët e tjerë që ndodhen të burgosur po luftojnë.
“Psiqikisht është e vështirë, kush nuk ka qenë në burg nuk e di se si është... Është e vështirë për ta. E rëndësishme është se kemi qenë bashkë, na ndanin muret, kemi qenë të vetëm në qeli, por e rëndësishme që duartrokisnim për njëri-tjetrin, kjo ka qenë më e rëndësishme. Kryesisht shmangnim të flisnim për atë që ishim të pafajshëm. Më e keqja ishte dhimbja e kur dergjesh në burg i pafajshëm” u tha Spasiq qytetarëve të mbledhur që e pritën.
Më herët sot avokati i tij Sërgjan Mirtoviq për Kosovo onlajn ka thënë se Spasiq pasi ka paguar, do të mbrohet nën liri.
Mitroviq ka thënë se Prokuroria pati kërkuar zgjatjen e paraburgimit me dy muaj të tjerë, mirëpo gjykatësi e refuzoi një kërkesë të tillë.
Dallibor Spasiq, tekniku spitalor nga Mitrovica e Veriut, u arrestua më 17 qershor në Jarinjë teksa po kthehej nga Sërbia qëndrore nën shoqërinë e vajzës minorene dhe së shoqes, ndërkaq që vuajti 1 muaj burg në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdovc, afër Podujevës.



0 komentet