Petkoviq: Formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe nuk është në dëshirën e Kurtit vecse detyrim nga marrëveshja e Brukselit
Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi Petar Petkoviq ka deklaruar se formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe nuk është dëshirë e kryeministrit kosovar Albin Кurti vecse detyrim i Prishtinës që rjedh nga marrëveshja e Brukselit.
Siç thuhet në deklaratën e Petkoviq, fakti që Kurti mburret se është kundërshtari më i madh i formimit të BKS cështja qëndron tek bashkësia ndërkombëtare, por edhe tek ekspertët jo politikë.
"Duke dërguar falangat e frikshme drejt veriut të Kosovës dhe Metohisë, keqtrajtuar sërbët në Hoçën e Madhe dhe vogëlushët në Leposaviq, Kurti nuk do t'i jepte rëndësi Marrëveshjes së Brukselit dhe kësisoj do të shmangte formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe do të bënte cështë e mundur të pushtonte zonat sërbe por që nuk do t’ja dalë” ka thënë Petkoviq.
Sipas tij shqiptarëve që jetojnë në veri të Kosovës “nuk u preket qime floku, ndërsa sërbët ditë e natë keqtrajtohen”.
"E përse duhet të dërgohen qindra forca speciale të armatosur deri në dhëmbë në zonat sërbe në veri të krahinës kur asnjë shqiptar që jeton në këtë zonë të përzier nuk u i’u preket qime floku ndërkohë që sërbët në Кosovë e Metohi si në jug apo veri të lumit Ibër, natë e ditë keqtrajtohen? Për të gjithë është e qartë që është gënjeshtër e pastër spegimi i dhënë nga Prishtina se policët shqiptarë që mësynë në veri, kishin për qëllim të mbronin shqiptarët e atjeshëm” deklaroi ai.
Drejtori i Zyrës për Kosovën dhe Metohinë ka vazhduar se BKS nuk është vetëm dëshirë por domosdoshmëri për të gjithë sërbët në hapësirën e Kosovës të cilët dëshirojnë të jetojnë në vatrat e tyre dhe të kenë të grantuara të drejtat dhe liritë të cilat ajo siguron.
"Kur bie fjala për dëshirat e Albin Kurtit, të gjithë e dinë se fiksimi i tij i vetëm është që në Kosovë dhe Metohi të mos të ketë sërbë, t’i dëbojë ata dhe mos mbesë asnjë gjurmë e tyre në Kosovë dhe Metohi por ëndërrat e tij për një “Stuhi” të re nuk do të lejohen dhe këtë leksion shumë herë e ka dhënë presidenti Aleksandar Vuçiq” ka deklaruar Petkoviq.
0 komentet