Staroviq: Sipas Rezolutës 1244, Serbia ka të drejtë të kthejë në Kosovë qindra pjesëtarë të forcave të sigurisë

Nemanja Starović
Burim: Prt. Scr.

Ish Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Nemanja Staroviq, ka bërë të ditur se sipas Rezolutës 1244 të OKB-së, Serbia ka të drejtë të kërkojë kthimin e qindra pjesëtarëve të forcave të sigurisë në Kosovë.

“Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, njoftoi sot se, për shkak të keqtrajtimit të vazhdueshëm të serbëve në provincë, Serbia do të kërkojë kthimin e personelit të armatosur në Kosovë në përputhje me Këshillin e Sigurimit të OKB-së R. 1244, i cili përcakton qartë të drejtën për një dislokim të tillë dhe përmasat e forcave për kthim (qindra, jo mijëra)”, theksoi Staroviq.

Staroviq ka postuar në Twitter fotografi të Rezolutës 1244 të OKB-së, ku ndër të tjera thuhet se pas tërheqjes së forcave të armatosura, Serbia ka të drejtë të kthejë qindra personel të armatosur në Kosovë.

"Konfirmohet se pas tërheqjes, një numër i dakorduar të personelit ushtarak dhe policor jugosllav dhe serb do të lejohet të kthehet në Kosovë për të kryer detyrat e tyre në përputhje me Aneksin 2. Vendoset për vendosjen e një pranie civile dhe të sigurisë në Kosovë, nën patronazhin e OKB-së, me pajisjet dhe personelin e duhur, siç kërkohet, dhe mirëpret pëlqimin e RF të Jugosllavisë për një prani të tillë. Kthimi i personelit për katër funksionet e listuara do të bëhet nën mbikëqyrjen e pranisë ndërkombëtare të sigurisë dhe do të kufizohet në një numër të vogël të dakorduar (qindra, jo mijëra)", thuhet në një pjesë të Rezolutës 1244 të OKB-së.

Ai shtoi se stafi i kthimit do të lejohet të kryejë funksionet e mëposhtme:

“Marrëdhëniet me misionin civil ndërkombëtar dhe praninë e sigurisë ndërkombëtare, shënjimi dhe pastrimi i fushave të minuara, ruajtja e pranisë në vendet e trashëgimisë kulturore serbe, si dhe ruajtja e pranisë në pikat kryesore kufitare”, thuhet në Rezolutën 1244 të SB.