Petkoviq: Kur Rode bën thirrje për përmbajtje nga deklaratat keqdashëse, do të ishte mirë t’a niste nga vetja

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Për rastin e deklaratës së ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jern Rode, se "Lista Sërbe pretendon se integrimi i institucioneve arsimore e shëndetësore nuk ka qenë kurrë pjesë e negociatave dhe marrëveshjet thjesht nuk janë të vërteta", drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi, Petar Petkoviq, i tha përfaqësuesit diplomatik të Gjermanisë se të paktën në fund të mandatit, duhet të njihet me marrëveshjet, sepse në asnjërën prej tyre nuk ka integrim të arsimit dhe shëndetësisë.

"Zotëri Rode, më lejoni të konfirmoj se Ellek ka të drejtë. Nuk ka integrim të arsimit dhe shëndetësisë në asnjë marrëveshje. Në pikat 4c dhe d të Parimeve të Përgjithshme të vitit 2015, thuhet se arsimi dhe shëndetësia janë pjesë e BKS që financon Sërbia, pika 17d. Njihuni me marrëveshjet të paktën në fund të mandatit", tha Petkoviq në rrjetin social "X".

I tha Rodes se nëse po bën thirrje për përmbajtje nga deklaratat keqdashëse, do të ishte mirë t’a niste nga vetja.

"Është keqdashëse të kritikosh Listën Sërbe në çfarëdo mënyre për temën e BKS?! Kur e pyetët publikisht Kurtin se kur do t’a formonte BKS? Kurrë! Ja juve, mandati yt po mbaron dhe BKS ende nuk ka", kujtoi Petkoviq.

Reagimi i ambasadorit gjerman pasoi deklaratën e drejtorit të QKS Mitrovica e Kosovës Zllatan Ellek, se nuk përmendet integrimi i sistemit shëndetësor dhe arsimor të Sërbisë në sistemin kosovar, ndërsa me rastin e bastisjes së mbrëmshme nga ana e pjestarëve të Policisë Kosovare në ambientet e sigurisë së QKS Mitrovica e Kosovës dhe Shtëpisë së Shëndetit të Mitrovics së Kosovës.