Petkoviq: Kurti dërgon falangat e tij policore për të ndaluar të miturit serbë për shkak të mbishkrimeve në bluzat e tyre
Burim: Kosovo Online
Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, është deklaruar lidhur me ndalimin e dy të miturve serbë nga ana e Policisë së Kosovës, duke theksuar se bëhet fjalë për „pamjen dhe fytyrën e demokracisë së Kurtit para syve të bashkësisë ndërkombëtare“.
„Kështu Kurti u ‘uron’ nxënësve serbë fillimin e vitit shkollor – duke dërguar falangat e tij policore për të ndaluar të miturit serbë për shkak të mbishkrimeve në bluzat e tyre. Pamja dhe fytyra e ‘demokracisë’ së Kurtit para syve të bashkësisë ndërkombëtare. Ku tjetër në botë fëmijët ndalohen për shkak të vizatimeve në bluzat e tyre“, ka shkruar Petkoviq në rrjetin social X.
Dy të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç jan ndaluar sot pasi Policia e Kosovës kontrolloi një autobus shkollor në relacionin Mitrovicë – Zubin Potok, ndërsa djemtë u shoqëruan për shkak të, siç është thënë, mbishkrimeve fyese në bluzat që kishin veshur, ka konfirmuar për Kosovo online ndihmës komandanti i policisë për rajonin e Veriut, Petrit Fejza.
0 komentet