Petkoviq: Kurti duhet të pranojë të vërtetën e dhimbshme, Kosova nuk do të njihet derisa të jetë në krye të Sërbisë Vuçiq
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq informon se sot Albin Kurti “hodhi gjëra të pakuptimta nga Davosi se e ashtuquajtura Kosovë është një shtet” ndonëse në realitet sikurse thotë, provizorisht nuk njihet nga më shumë se gjysma e botës.
"Duket se Albin Kurti i ka ngatërruar gjërat në kokë, kështu që nxjerr gjëra të pakuptimta nga Davosi se e ashtuquajtura Kosovë është një lloj shteti, ndërsa në realitet është krijim i përkohshëm dhe i pasuksesshëm që nuk e njeh më shumë se gjysma e botës. Megjithatë, Kurti duhej të pranonte jo me vullnet se njohjet kurrë nuk do t’I marrë derisa në krye të Sërbisë të jetë presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kjo për të është e vërtetë e dhimbshme të cilën e ndan bashkarisht me bllokaderët në Beograd, të cilët i mbështet përzemërsisht", thotë Petkoviq.
Ai theksoi se sërbët mbijetojnë në vatrat e tyre pavarësisht tentativave të Prishtinës për t'i dëbuar dhe për të krijuar kushte të pamundura jetese.
“Ndaj le të përmbahet nga mburrja për veriun e Kosovës e Metohisë, sepse fakti që duhet t'u paguajë shqiptarëve sesi të pijë kafe në kafene shqiptare në veri, ku askush nuk shkon me dëshirë, është pamje e përpjekjeve të tij të pasuksesshme për të pushtuar këtë pjesë të Kosovës e Metohisë. Sërbët janë këtu, por edhe në jug të Ibrit tek prona e tyre dhe kjo u tregua më qartë nga zgjedhjet vendore në të cilat sërbët mbrojtën me vendosmëri komunat e tyre pavarësisht terrorit dhe inxhinjerimit elektoral të tij. Sërbët mbijetuan dhe do të mbijetojnë në vatrat e tyre pavarësisht përpjekjeve të tij për t'i dëbuar dhe për të krijuar kushte të pamundura për jetesë”, tha Petkoviq.
0 komentet