Petkoviq: Kurti pranoi që synimi i tij është të dëbojë mallrat sërbe nga K&M
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq njoftoi se Prishtina sot pranoi pamëdyshje se ndalimi i importit të mallrave sërbe nuk ka patur asnjë lidhje me shembjen e ashtuquajtur të sigurisë sikurse dhe tha, por që për Kurtin problem qysh në nisje ishte origjina e tyre sërbe dhe synimi i vetëm që ajo të hiqet dhe të dëbohet prej Kosovës e Metohisë.
"Ishte pikërisht ky mesazh të cilin Albin Kurti sot përcolli përmes rrugës së publikimit të partisë së tij Vetvendosja, duke u mburrur se gjatë qeverisjes së tij, importi i mallrave sërbe në Kosovë e Metohi nuk ishte as në pesë vendet e para, ndërsa dikur ishte në vendin e parë” tha Petkoviq.
Ky i fundit vlerësoi se Kurti është “krenar” me shkeljen e lirisë së shpallur të lëvizjes dhe qarkullimit të mallrave si vlera europiane.
“Ajo për të cilën një të mençuri i vjen turp, duket se për Kurtin është krenari dhe ky është cënimi i lirisë së shpallur të lëvizjes dhe qarkullimit të mallrave si vlera europiane, duke demonstruar qartë ideologjinë e tij fashiste, sipas së cilës gjithçka me prefiks dhe origjinë sërbe, duhet hequr, dëbuar, ndaluar apo djegur. Me këtë ka vërtetuar se ndalimi i mallrave sërbe në të gjitha vendkalimet e tjera, përveç Merdarit, si dhe kontrollet e pakuptimta në atë pikë, janë në fuqi pikërisht për të zbatuar ideologjinë e tij fashiste që e ka verbuar dhe për shkak të së cilës politika e tij e vetme është Kosovë e Metohi etnikisht e pastër pa sërbë dhe gjithçka sërbe” tha drejtori i Zyrës për K&M.
Ai shtoi se këtë po e bën në sy të bashkësisë ndërkombëtare dhe tha se populli sërb do të mbahet dhe se "çdo ideologji e së keqes ka fundin e vet".
“Kurti për të gjitha këto vazhdimisht këmbëngul para bashkësisë ndërkombëtare, duke hequr dinarin, gjuhën sërbe, bankat sërbe, postën, institucionet sërbe dhe mallrat sërbe me të cilat ai vetë është rritur. Por populli sërb do të mbahet nga ky terror i Kurtit, sepse asnjë terror nuk mund të zgjasë përgjithmonë dhe çdo ideologji e së keqes ka fundin e vet".
0 komentet