Petkoviq: Kurti prej ditësh vizaton shënjestra dhe persekuton Listën Sërbe, ku janë reagimet e BE dhe Pesëshes?

Petković sa Srpskom listom u Raški
Burim: Twitter

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq, vuri në dukje se kryeministri kosovar në mandatin teknik, Albin Kurti, prej ditësh vizaton shënjestra dhe persekuton Listën Sërbe dhe pyeti përse nuk ka asnjë reagim nga Unioni Europian dhe Pesëshja pas ngjarjeve të fundit.

Petkoviq në rrjetin social "X" numëroi se u dogj autovetura e kandidatit për këshilltar të Listës Sërbe Çasllav Sofronijeviqit nga Zveçani, se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve refuzoi çertifikimin e kësaj partie për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore dhe se sikurse thekson, u hodh eksploziv në shtëpinë e Millosh Peroviqit kandidatit të Listës Sërbe për kryekomunar të Zubin Potokut.

"Prej ditësh, Kurti vizaton shënjestra dhe persekuton Listën Sërbe. Ku janë reagimet e BE dhe Pesëshes? Ndoshta dhe sërbët janë njerëz", tha Petkoviq.