Petkoviq: Për Kurtin prioritet janë sulmet e përditshme ndaj sërbëve në Kosovë

Beograd_240223_Sajam Turizma_Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Për Albin Кurtin, dialogu nuk është prioritet, por eskalimi dhe sulmet e përditshme ndaj sërbëve në Кosovë, të cilët ndodhen në krye të axhendës së tij, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq duke reaguar nga fjalët e kryeministrit kosovar se dialogu nuk është prioritet parësor por gjendet në prioritetin e katërt të qeverisë që udhëheq.

Petkoviq në deklaratë thotë se Kurti përmes lëvizjeve të përditshme shtyn dhe krijon kushte të papranueshme për jetën e sërbëve, i dëshmon botës se atij nuk i intereson normalizimi i marrëdhënieve, se nuk kujdeset për paqen dhe bashkëjetesën, por përmes të gjitha mënyrave tenton që sërbët t’i dëbojë prej vatrave shekullore.

"Kur nuk ke rezultate ekonomike për t'u lavdëruar, sërbët janë shënjestër e politikës së tij autoshoviniste, si nxënësi më i vlefshëm i Adem Demaçit”, tha Petkoviq.

Ky i fundit tha se përkundër politikanëve të papërgjegjshëm nga Prishtina, në anën tjetër të tryezës së bisedimeve, Beogradi do të mbetet i vendosur për dialog konstruktiv me qëllim gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme që duhet t’a bëjnë më të lehtë jetën në Kosovë.