Petkoviq me Konrad dhe me zyrtarë të MPJ të Gjermanisë: Sërbët në K&M të ekspozuar ndaj dhunës fizike e institucionale

Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka biseduar me ambasadoren e Gjermanisë Anke Кonrad dhe ndihmësshefin e Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë Matijas Кonrad me të cilët i njohu me pozitën jashtëzakonisht të rëndë të popullit sërb në Kosovë ku sikurse bëhet e ditur në njoftim, janë hapa të njëanshëm të kundërligjshëm të Albin Kurtit.

“Petkoviq tha se sërbët në Кosovë e Metohi përditë janë të ekspozuar me dhunën dhe presionet fizike e institucionale të rregjimit të Albin Кurtit i cili bën gjithçka që të dëbojë sërbët dhe krijojë kushte të pamundura për jetesën e popullit tonë. Në kuadër të kësaj, dëshmohet dhe shpallja e të ashtuquajturit ligj për të huajt dhe automjetet për të cilën është e domosdoshme që bashkësia ndërkombëtare të ndërmarrë hapa konkretë për të mbrojtur të drejtat e popullit tonë, të drejtën për punë, lirinë e lëvizjes, të drejtën për jetesë familjare që kërcënohet nga akte të tilla të Prishtinës, theksoi drejtori i Zyrës për K&M“, bëhet e ditur në njoftim.

Petkoviq i njohu bashkëbiseduesit me raundin e fundit të dialogut në Bruksel në kuadër të së cilës u mbajt seanca e parë e Кomisionit për Personat e Zhdukur dhe u bë përparim në respektimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur.

Gjithashtu, Petkoviq u tha bashkëbiseduesve se Beogradi insiston në formimin urgjent të Bashkësisë së Komunave Sërbe të cilën populli sërb ka pothuajse 13 vite që e pret dhe pret hapa konkretë në këtë drejtim, por shtohet në njoftimin e Zyrës për K&M, në Prishtinë nuk egziston asnjë vullnet politik që marrëveshjet e nënshkruara të respektohen e zbatohen.

“Si palë e përgjegjshme Beogradi do të vijojë të marrë pjesë në dialog me synim normalizimin e marrëdhënieve dhe në mirëbesim që vetëm në kuadër të dialogut të mund të gjendet zgjidhje e qëndrueshme me synim përmirësimin e jetës së njerëzve që jetojnë në Kosovë e Metohi” konkludohet në njoftim.