Petkoviq me Koshar: Rruga për çtensionimin e situatës kalon nga Prishtina, përfaqësuesit ndërkombëtarë të ndalin aksionet e Kurtit
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka pritur sot ambasadorin e Francës në Sërbi Pjer Koshar të cilit i ka përcjellë qëndrimin e qartë të Beogradit se zotohet për dialog si rruga e vetme drejt normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën dhe vendosjen e paqes së qëndrueshme duke përmendur se rruga për çtensionim kalon përmes Prishtinës e cila duhet të përmbushë pjesën e saj të detyrimeve dhe të de-eskalojë situatën në veri të Kosovës.
Në deklaratën e Zyrës për Kosovë e Metohi theksohet se Petkoviq me këtë rast ka thënë se njësitë speciale në veri të Kosovës duhet të tërhiqen dhe se rolin më të madh për sigurimin e sërbëve t’a marrë misioni i Kfor, ashtu sikurse Prishtina sa më parë të mundësojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komuna në veri të Kosovës çka është një prej kërkesat kyçe të vendeve të BE prej 3 qershorit të cilën më herët e ka përcjellë edhe Lista Sërbe.
"Në vend të kësaj Albin Kurti përmes të gjitha kurtheve dhe abuzimeve administrative, po tenton të shtyjë dhe shmangë mbajtjen e zgjedhjeve dhe në këtë mënyrë të mbajë kryetarët e tij të paligjshëm në pushtet në zonat e pastra sërbe, ndërsa njësitë e tij speciale policore t’i përdorë si mjet terrori ndaj popullit të pafajshëm sërb” tha Petkoviq.
Ky i fundit theksoi se “terrori shumëvjeçar i Albin Kurtit ndaj sërbëve në veri të Kosovës, i cili po intensifikohet përditë” solli deri tek ngjarjet tragjike në Banjskë të 24 shtatorit të cilat Beogradi në asnjë mënyrë nuk dëshironte as t’i mbështeste çka e ka theksuar shumë herë dhe vetë presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq.
“Beogradi pret nga përfaqësuesit ndërkombëtarë të shikojnë dhe ndalin aksionet me të cilat Kurti po cënon paqen në këto hapësira dhe po shkatërron të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun e Brukselit, duke refuzuar para së gjithash formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, siç ajo është dakordësuar në vitin 2013 dhe në vitin 2015. Në vend të kësaj, Kurti përditë tregon përmes deklaratave të tija se nuk ka ndërmend të përmbushë detyrimet e marra deri më tani dhe me retorikën e tij të përditshme nxitëse të sulmeve ndaj Beogradit dhe sërbëve të K&M, në vend që të punojë për de-eskalim” tha Petkoviq.
0 komentet