Petkoviq me Turkun: KB të shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat që të ndalin terrorin e Prishtinës dhe persekutimin e sërbëve

Petar Petković u Ženevi
Burim: Kancelarija za Kosovo i Metohiju

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq është takuar sot në Gjenevë me komisionerin e lartë të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut Folker Turk me të cilin bisedoi rreth cënimit të të drejtave të popullit sërb në Kosovë dhe tha se KB duhet të shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat “që të ndalin terrorin e Prishtinës dhe persekutimin e sërbëve”.

Petkoviq bashkëbiseduesin e njohu se regjimi në Prishtinë me në krye Albin Kurtin, përditë ndërmerr hapa eskaluese me terror, dhunë fizike e institucionale ndaj popullit sërb në Kosovë, mbylljen e padrejtë të institucioneve jetësore çka bëjnë të pamundshme kushtet për jetë të sërbëve dhe joshqiptarëve.

Si pasojë e kësaj, theksoi ai, pothuajse 20% e sërbëve janë zhvendosur nga veriu i Kosovës, njofton Zyra për K&M.

Petkoviq bëri të ditur se është e rëndësishme që Kombet e Bashkuara të shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat në dispozicion që të ndalin terrorin e Prishtinës dhe parandalojnë zhvendosjen e mëtejshme dhe persekutimin e sërbëve, arrestimet e pabaza dhe shkeljen e të drejtave elementare të njeriut të popullit sërb dhe për të krijuar kushte në terren për normalizim të qëndrueshëm të situatës dhe për t'u mundësuar sërbëve të jetojnë paqësisht dhe dinjitozisht

Në takimin në kuadër të segmentit të lartë të seancës së 58 të Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, merrnin pjesë dhe sekretari i shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme Nikolla Stojanoviq, ndihmës ministrja Katarina Laliq Smajeviq, ambasadori i Sërbisë pranë KB dhe në organizma të tjera ndërkombëtare në Gjenevë Millan Millanoviq, drejtori i Zyrës për Punë Koordinuese në Procesin e Negociatave me Prishtinën Millan Raviq dhe nënkryetari i Listës Sërbe Dallibor Jevtiq.