Vuçeviq: Jam i tmerruar nga dhuna brutale dhe plagosja e djemve sërbë

Miloš Vučević.jpg
Burim: happy tv

Ministri i Mbrojtjes së Sërbisë Millosh Vuçeviq deklaron se është i tmerruar si pasojë e sulmit brutal dhe plagosjes së djemoshave sërbë.

Vuçeviq në publikimin e tij në Instagram, shtron pyetjen se kujt i intereson Krishtlindja dhe tringjyrëshi sërb.

"Jam i tmerruar nga dhuna brutale e sotme dhe plagosja e dy sërbëve-një të riu dhe një djaloshi 11 vjeçar në Gotovusha afër Shtërpces, të cilët u qëlluan nga një shqiptar ndërsa mbanin pemën e Krishtlindjes dhe një flamur sërb. Përveç urrejtjes, çfarë mund ta bëjë dikë që të qëllojë në këtë ditë të shenjtë ndaj fëmijëve të cilët thjesht po tregojnë sesa shumë respektojnë traditat e tyre? Çfarë mund të prodhojë një fushatë e paqytetëruar dhe djallëzore dhe histeria anti-sërbe e udhëhequr nga të ashtuquajturat autoritete të Prishtinës, veçse urrejtjes dhe përpjekjes për të shkatërruar gjithçka që është sërbe?" ka pyetur Vuçeviq.

Ky i fundit ka shtuar se ky është sulmi i ulët brutal i radhës që ndërmerret për motive etnike ndaj sërbëve në Kosovë e Metohi. 

"Kjo është një tjetër dëshmi sesa e kërcënuar është siguria e tyre. Dhe askush nuk mund t’a fshehë faktin se sërbët në Kosovë dhe Metohi, janë të ekspozuar ndaj dhunës së përditshme. Le të pyesin veten Kurti, ndihmësit apo sponsorët e tij nëse e gjithë e keqja që bëjnë, duke terrorizuar vazhdimisht popullin sërb dhe duke nxitur urrejtje e shovinizëm të hapur, do t'u kthehet pas. Dënoj ashpër sulmin e sotëm ndaj të rinjve sërbë dhe kërkoj që krimineli që qëlloi mbi ta, të arrestohet menjëherë ", ka thënë Vuçeviq.