Petkoviq: Nuk egziston bazë ligjore që Kurti të përzgjedhë Ekipin Drejtues për hartimin e Statutit të BKS
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq deklaron se mandati i Ekipit Drejtues për hartimin e Statutit të BKS zgjat deri në përfundim të procesit të formimit të Bashkësisë dhe se nuk egziston asnjë bazë ligjore që Albin Кurti njëanshmërisht dhe me dëshirën e vet të përzgjedhë këtë organ.
“Ajo çfarë atij nuk i pëlqen draft-statuti i BKS, është problem i tij personal, pasi mandati i Ekipit Drejtues ekzistues, është aktiv dhe i vlefshëm, çka është konfirmuar disa herë edhe prej përfaqësuesit e Bashkimit Europian, si dhe përfaqësuesi i lartë i BE për politikë të jashtme, Zhozef Borelli” tha Petkoviq.
Ky i fundit i tha Kurtit se para se të sfidoni funksionimin e Ekipit Drejtues, "rinovoni materialin dhe rilexoni deklaratën e zëdhënësit të BE Piter Stano se Ekipi Drejtues nuk mund të zëvendësohet njëanshmërisht pasi është pjesë e procesit të dialogut dhe për ta, përbërja e këtij ekipi, është ende e vlefshme”
Petkoviq shton se përfaqësuesi i lartë i BE Zhozef Borelli thekson në deklaratën e vet pas raundit të fundit të dialogut më 2 maj, se BE në vazhdim në varësi të situatës, do të ftojë Ekipin Drejtues në takim në Bruksel.
"Përpjekja e Kurtit për të kontestuar përbërjen dhe mandatin e Ekipit Drejtues, nuk është asgjë tjetër veçse blerje e kotë e kohës, me qëllim shmangien e detyrimit për BKS por për të nuk do të ketë sukses. E vetmja gjë që bën Kurti është të mendojë gjithë ditën për trazira me qëllim shembjen e dialogut, pasi nuk dëshiron formimin e BKS. Por aq i vendosur sa është ai në synimin e tij, Beogradi dhe Aleksandar Vuçiq janë edhe më të vendosur në formimin e Bashkësisë" përmbyll Petkoviq.
komentet