Petkoviq: Përmes mediave kroate, Kurti gjen terren të përshtatshëm për urrejtje obsesive ndaj Vuçiqit
Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, theksoi se kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti sulmon presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe familjen e tij, ai më së shumti flet për veten dhe komplekset e tij, siç tha ai, të një politikani të vogël me arritje të ulta, por me shumë ambicie.
Petkoviq, duke reaguar ndaj intervistës së Kurtit për “Veçernji list” kroate, ku tha se “Vuçiq është lider autoritar”, deklaroi se Kurti nuk është gjë tjetër veçse “një lepur i maskuar si dhelpnak, që ëndërron kot të jetë ujk dhe Vuçiq”.
“Përmes mediave kroate, Kurti gjen një terren të përshtatshëm për urrejtjen e tij të sëmurë dhe obsesive ndaj Aleksandër Vuçiqit, duke zgjedhur pikërisht ditën kur serbët mbajnë zi për masakrën e 14 korrësve serbë në Staro Gracko”, tha Petkoviç në një deklaratë.
Ai shtoi se sado që Kurti dhe mediat kroate janë të bashkuar në luftën hibride kundër Serbisë dhe Vuçiqit, kjo është një shenjë më e qartë se Serbia është në rrugën e duhur dhe serbët nga Kosova janë edhe më fort me Vuçiqin.
“Prandaj për këtë sulmon familjen Vuçiq, për këtë dërgon falangat për të ngacmuar Danilo Vuçiqin, për këtë blen armë të ndryshme, që të trimërohet dhe të inkurajohet, sepse i frikësohet edhe hijes së Vuçiqit”, thekson Petkoviq.
Ai shton se është më se e rrezikshme kur “një zjarrvënës ballkanik armatoset duke u fshehur pas disa arsyeve mbrojtëse që nuk egzistojn, sepse askush nuk e kërcënon, por ai kërcënon të rrezikoj paqen dhe stabilitetin e të gjithë Ballkanit Perëndimor”.
“Është turp kur absolutistë të tillë si Kurti, që ëndërrojnë “Shqipërinë e madhe” dhe duan Lidhjen e Dytë të Prizrenit, bëjnë thirrje për demokraci dhe me çdo veprim të tyre tregojnë fytyrën e tyre antiqytetëruese”, ka përfunduar Petkoviq.
0 komentet