Petkoviq: Përpjekjet e kota të Osmanit për ta paraqitur Serbinë si një faktor destabilizues
Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq, ka bërë të ditur se përpjekjet e kota dhe transparente të Vjosa Osmanit për ta portretizuar Serbinë si një faktor destabilizues në Ballkanin Perëndimor, duke bërë paralele të papërshtatshme dhe artificiale ndërmjet rajonit tonë dhe situatës në Ukrainë, sepse, siç tha ai, politika e përgjegjshme dhe paqebërëse e Beogradit është pikërisht pengesa më e fortë për realizimin e ambicieve piromane të Albin Kurtit.
“Është e qartë se Kurti dëshiron të bëhet lider i luftës ballkanike, që më në fund të veshë uniformën e ullirit, në vend të së cilës kishte veshur uniformën e burgut gjatë konflikteve të armatosura në Kosovë dhe Metohi por askush nuk dëshiron të marrë pjesë në planet e tij për të destabilizuar rajonin, as nuk dëshiron të ndihmojë në realizimin e ëndrrave të tij të djalërisë dhe të Shqipërisë së Madhe”, ka bërë të ditur Petkoviq.
Ai shtoi se Serbia, me çdo akt të saj, brenda dhe jashtë vendit, “po përpiqet furishëm të parandalojë dhe neutralizojë pasojat potencialisht katastrofike të politikës së Kurtit për nxitjen e urrejtjes dhe konfliktit në Ballkanin Perëndimor me mjete paqësore”, duke theksuar se kjo është e qartë për të gjithë.
“Prishtina me demonstrata të përditshme të forcës, shkeljen e të drejtave të njeriut të serbëve, uzurpimin e tokave dhe ndërtesave në veri të Kosovës dhe Metohisë, dhe tash me blitzkrieg kundër peshkatarëve në liqenin e Ujmanit, dëshiron ta fusë Serbinë në konflikte me NATO-n, por në ditët e sotme askush, përveç Kurtit dhe Vjosa Osmanit, nuk dëshiron të hyjë në luftë, prandaj çdo përpjekje histerike për të denigruar Serbinë pashmangshëm do të kthehet si një bumerang politik për luftënxitësit nga Prishtina”, ka theksuar Petkoviq.
Ai thekson se “në vend që të sabotohet vazhdimisht procesi i normalizimit të marrëdhënieve, ndër të tjera, me sulme shpifëse jokoherente ndaj Beogradit, ekstremistët politikë nga Prishtina më në fund do të duhej të pyesnin veten se çfarë të mirë i sjell ngrohja e vazhdueshme e atmosferës së luftës për popullin shqiptar në Kosovë dhe Metohi, dhe çfarë pasojash sociale dhe ekonomike do të ndiejnë njerëzit e zakonshëm që duan vetëm të ndërtojnë prosperitet personal dhe kolektiv në paqe”.
0 komentet