Petkoviq: Prishtina ngjarjen e djeshme e përdor si shkak për terror të ekspozuar në veri të Kosovës

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka thënë se sërbët në veri të Kosovës po kalojnë përmes terrorit të paparë pasi në shtëpitë sërbe prej mbrëmjes së djeshme hyjnë specialet e Rosu dhe ngacmojnë civilët, ashtu sikurse sot është ndaluar shoferi dhe tekniku i autoambulancës, apo dhe arrestimi i tre personave në banjën e Rajës.

Petkoviq në deklaratë ka nënvizuar se ngjarjen e djeshme Prishtina e përdor si arsye për terror të ekspozuar në veri të Kosovës ku specialët e Kurtit përgjatë gjithë ditës kanë keqtrajtuar civilët sërbë.

Petkoviq u ka shprehur ngushëllimet më të thella familjeve të sërbëve që u vranë në ngjarjet tragjike të djeshme në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit, ashtu sikurse dhe familjes së policit shqiptar dhe kujtoi se nga Beogradi vitin e fundit në drejtim të komunitetit ndërkombëtar janë përcjellë paralajmërime të vazhdueshme që dhuna e përditshme dhe provokimet e Albin Kurtit ndaj popullit sërb në veri të Kosovës, mund të sjellin deri në mosmarrëveshje me pasoja tragjike.

"Kjo fatkeqësisht dje ndodhi. Me këmbëngulje Albin Kurti shembi çdo mundësi të dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve, derisa u derdh gjak në veri të K&M. Veriu i Kosovës dhe Metohisë ka qenë zonë e bashkëjetesës paqësore, derisa aty nuk nisën të vepronin specialet e Kurtit, ndërsa ky i fundit zbatoi planin e tij të spastrimit etnik të sërbëve. Gjatë ngjarjeve të tmerrshme në Zveçan, ishim dëshmitarë se njësitë speciale të Kurtit dëshiruan në mënyrë monstruoze vdekjen e sërbëve dhe qeshën me bujë me sërbët që kishin shtënë” tha Petkoviq në deklaratë.

Ai shtoi se mbështet kërkesën e Listës Sërbe që misionet ndërkombëtare të bëjnë hetim të paanshëm për veprimet e forcave speciale kosovare gjatë ngjarjeve në Zveçan.

“Nga momenti që sërbët në veri të Kosovës dhe Metohisë po kalojnë terror të paparë, për të cilin nuk po dëgjohet asnjë fjalë dënuese prej përfaqësuesit ndërkombëtarë. Në shtëpitë sërbe prej mbrëmjes së djeshme specialet e Rosu rrahin civilët, i godasin me shuplakë dhe i fyejnë. Gjatë ditës në veri, për disa orë janë ndaluar shoferi dhe tekniku sërb i autoambulancës në bazën e Rosu në Bërnjak. Sot janë thyer pjesë të kompleksit "Rajska banja" dhe tre të punësuarit janë arrestuar. Gjithashtu policia kosovare ka shembur ambjentet e Postës në Banjskë. Ngjarja e djeshme është shfrytëzuar nga Prishtina si rast për terrorin më të ekspozuar në veri të Kosovës dhe Metohisë, ku forcat speciale të Kurtit përgjatë gjithë ditës keqtrajtojnë civilët serbë” spegon Petkoviq.

Nëse Kfor dhe Euleks vitin e fundit kanë qenë pasiv ndaj terrorit të Kurtit, pa marrë në konsideratë se thuajse çdo ditë paralajmëronim se situata mund të dalë jashtë kontrollit, tani është momenti i fundit që të merren masa vendimtare që të ndalet tërbimi i policisë shqiptare në veri të Kosovës dhe të mbretërojë paqja, tha Petkoviq.

Drejtori i Zyrës për K&M thekson se Sërbia apelon tek bashkësia ndërkombëtare që urgjentisht të ndërmarrin hapa konkrete që politikat e luftës dhe pushtuese të Kurtit, të frenohen dhe rajoni të shpëtojë një tjetër kthim në paqen e fituar me vështirësi.