Petkoviq pas votimit: Sot vendoset nëse doni që populli sërb të mbijetojë në Kosovë

Petar Petković glasanje
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka thënë sot pasi votoi se në zgjedhje vendoset për të ardhmen e Sërbisë dhe të gjithë qytetarëve si dhe mbijetesën dhe qëndresën e sërbëve në Kosovë.

"Në zgjedhjet e sotme mbi të gjitha vendoset për atë që nëse populli sërb në Kosovë e Metohi do të mbijetojë dhe egzistojë në shtetin e vet të Sërbisë dhe në Kosovën e Metohinë e vet. Për këtë ka rëndësi të veçantë që të fitojë lista "Aleksandar Vuçiq-Sërbia nuk mund të ndalet" pasi pikërisht pika e parë e programit tonë zhvillimor të së ardhmes së Sërbisë, është mbrojtja e Kosovës dhe Metohisë si pjesë e Sërbisë" ka thënë Petkoviq.

Ky i fundit theksoi se lista me numrin 1 garanton vijueshmërinë e rritjes së pagës, pensionit dhe zhvillimin e shpejtë ekonomik të vendit.  

"Nëse duam shina të reja, rrugë dhe gjithçka që sjellin mirëqënie për popullin tonë, të gjithë qytetarëve të Sërbisë, është e domosdoshme që të fitojë lista e Partisë Përparimtare Sërbe "Aleksandar Vuçiq: Sërbia nuk mund të ndalet". Kjo është e vetmja politikë që mundëson mbi të gjitha udhëheqjen e politikës së pavarur dhe liridashëse e cila mundëson zhvillim të mëtejshëm të vendit tonë. Pasi gjithçka në vend të kësaj do të thotë se Sërbia të ndalet, pra që Sërbia të kthehet në atë binar të vitit 2012 kur ishim të gjakosur, kur thjesht në të gjitha mënyrat po shkonim drejt dështimit. Sot Sërbia po ecën përpara, në drejtim të zhvillimit, në drejtim të fitores. Ndaj është e rëndësishme që lista numër një të jetë ajo që do të fitojë sepse është garantuesi i së ardhmes së vendit tonë dhe popullit tone” ka thënë Petkoviq.