Petkoviq: Reagimi i Barbanos meriton vëmendje, ku janë përfaqësuesit e Pesëshes dhe BE të dënojnë sulmin ndaj fëmijës sërb

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

​​​​​​​Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq, ka thënë se reagimi direkt i shefit të Euleksit Xhovani Pjetro Barbano për rastin e incidentit të sotëm në Mitrovicën e Veriut, meriton vëmendje por ndërkohë që lind pyetja se çfarë bëhet me përfaqësuesit e tjerë të bashkësisë ndërkombëtare të cilët, sikurse thotë, heshtin për sulmin brutal të pjestarëve të Policisë Kosovare ndaj të riut sërb.

“I qartë, i shpejtë dhe direkt, reagimi i shefit të misionit të Euleks meriton vëmendje por çfarë bëhet me përfaqësuesit e tjerë të bashkësisë ndërkombëtare (Pesëshja dhe BE) në Prishtinë të cilët heshtin për sulmin brutal të Policisë Kosovare ndaj fëmijës sërb i cili festonte maturën”,ka shkruar Petkoviq në rrjetin social “X“.

Sikurse shtoi, ata janë të parët që dënojnë sërbët, por që nuk ke ku i gjen kur do të duhet të dënojnë dhunën e Kurtit dhe policisë së tij.

Shefi i Euleksit Xhovani Pjetro Barbano ka thënë se është shokuar me teprimin e forcës së përdorur që ka treguar sot pjestari i Policisë Kosovare ndaj djaloshit sërb në Mitrovicën e Veriut dhe që shqetësimin e tij i’a ka përcjellë policisë.

Sipas videoregjistrimit që është shpërndarë në rrjetet sociale, incidenti i sotëm ndodhi në zonën e këmbësorëve në Mitrovicën e Veriut në afërsi të urës kryesore të Ibrit. Në pamje duket pjestari i Policisë Kosovare duke sulmuar gjimnazistin sërb e me këtë rast duke e kapur atë shumë herë në zonën e fytit.

Maturantët e shkollës së mesme sot kanë festuar përfundimin e vitit shkollor dhe kur kaluan në zonën shëtitëse në pamje duket se nga kafenetë ku ishin ulur shqiptarët, u provokuan me duar shenjën e shqiponjës dykrenare.