Petkoviq: Tirada antisërbe e Kurtit në ekspozim, i vetmi program i tij-terror ndaj sërbëve

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka thënë se mandatuesi për përbërjen e qeverisë së re kosovare Albin Kurti në fjalimin e sotëm në parlament edhe një herë paraqiti “katalogun e ofendimeve” ndaj Beogradit dhe tregoi se i vetmi program politik që ka, është terrori ndaj sërbëve dhe persekutimi i gjithçkaje sërbe.

“Albin Kurti sot sërish paraqiti katalog fyerjesh ndaj Beogradit dhe tiradë antisërbe, në të ashtuquajturën 'ekspozenë' e tij ku edhe një herë konfirmoi se nuk ka kapacitet të jetë asgjë më shumë sesa nxitës i parealizueshëm i luftës dhe se programi i tij i vetëm politik është terrori ndaj sërbëve dhe persekutimi i gjithçkaje sërbe", deklaroi Petkoviq në njoftim për shtyp.

Sot, shton, si ekspozeja dhe Kurti humbën çka konfirmon se tirania përjetoi dështim.

Petkoviq tha se në fjalimin e sotëm, sikurse thotë, të pasuksesshëm dhe tendencioz të Kurtit, nuk u surprizua nga intensiteti i urrejtjes ndaj gjithçkaje sërbe, as nga vajtimet e tij të përditshme për kërcënimin e supozuar sërb.

"Sepse njeriu që kurrë nuk doli prej lëkurës së vet e urrejtësit të vogël të lig të sërbëve, nuk mund të ketë as vizion politik e as kapacitet të prodhojë diçka pozitive për popullin dhe votuesit e vet", tha Petkoviq.

Ky i fundit vlerëson se Kurti beson se nuk duhet t’i zgjidhë problemet e akumuluara në Kosovë, sepse për të përherë tenton pa bazë të akuzojë Sërbinë dhe sërbët dhe se politika e tij antisërbe, është pasqyrim i pafuqishmërisë që zgjedhësve të tij t’u ofrojë diçka ndryshe.

Ndaj, thotë, mburret me mbylljen e njëanshme dhe ilegale të institucioneve sërbe dhe shkaktimin e krizave dhe tensioneve që e çuan deri në në fillimin e humbjes së mbështetjes ndërkombëtare.

"Epitetet e pakuptimta nënçmuese me të cilat Kurti e përshkruan Sërbinë dhe politikën e saj, janë alibi e dobët për manifestimin e vazhdueshëm të agresionit ndaj sërbëve dhe tentativë që të kamuflojë faktin se kërcënimi i vetëm për paqen dhe stabilitetin e rajonit është pikërisht Prishtina dhe matrica e çmendur politike shqiptaromadhe ku Kurti është besnik i verbër", tha Petkoviq.

Ky i fundit shtoi se nuk mund të fshihen përgjithmonë dështimet politike dhe mungesa e programit pozitiv pas frazave për Beograd agresiv, pasi prej slloganeve luftënxitëse nuk jetohet.

"Beogradi do të vijojë të ndërtojë paqe, bashkëjetesë, të zotohet për kompromis dhe ndihmojë popullin sërb në Kosovë e Metohi, i pëlqen apo jo Kurtit. Ai mund të vazhdojë tiradat e tij të pakuptimta, por edhe votuesit e tij nuk u besojnë më atyre, ndaj e ndëshkuan në zgjedhje", konkludoi Petkoviq.

Më herët sot, Kurti në ekspoze tha se qeveria e tij u përball me provokime të shumta dhe sulme të shpeshta nga Sërbia, e cila në mjaft raste e solli ushtrinë e vet në kufi me Kosovën dhe nënvizoi rëndësinë e investimit në siguri.