Petkoviq: Vendimi për ndalimin e importit të mallrave sërbe në Kosovë cënon vlerat themelore europiane

Beograd_240223_Sajam Turizma_Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka thënë për TV Most se vendimi i qeverisë së Kosovës për ndalimin e importit të mallrave sërbe nga Sërbia qëndrore i marrë një vit më parë, është i turpshëm dhe skandaloz.

Sikurse tha, është masë që cënon seriozisht vlerat më themelore europiane: lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.

Edhe pas një viti, edhe përkundër apelit të Sërbisë ndaj Komisionit Europian dhe institucioneve të tjera kompetente, nuk ka përparim, tha Petkoviq.

“Ky është vendim i turpshëm, skandaloz që është në fuqi prej një viti, ku askush nuk po bën asgjë për t’a detyruar Kurtin të tërhiqet nga një vendim kaq skandaloz. Po të kishte bërë diçka të tillë shteti i Sërbisë apo Beogradi, nuk e di se çfarë do të n’a kishin bërë. Nuk e di se në cilën mënyrë do të na dënonin. Por kur këtë e bën Albin Kurti, kur e bën fëmija e Perëndimit, të ashtuquajturën Kosovë, të gjithë heshtin dhe pretendojnë se janë plotësisht të paaftë, edhe pse bëhet fjalë për rrezikimin e vlerave më themelore europiane mbi të cilat mbështetet vetë Bashkimi Europian, e kjo është liria e lëvizjes së kapitalit, mallrave, njerëzve dhe shërbimeve. Domethënë katër lloje lirie kërcënohen direkt në hapësirën e Kosovës dhe Metohisë ka thënë Petkoviq.

Ky i fundit shtoi se po drejtohet një lloj bisede mes BE dhe Kosovës, në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe çështja e lirisë së lëvizjes duhet të jetë e para dhe kryesorja për të folur kryesisht rreth integrimeve europiane.

Petkoviq thekson se për shkak të ndalimit të mallrave sërbe dëmi matet në miliona euro, ndërsa pasojat i vuan veçanërisht populli i Kosovës, të cilit sipas fjalëve të tij, si pasojë e këtij vendimi të Albin Kurtit janë të privuar mbi të gjitha prej mallrave elementare dhe ushqimore dhe gjithçka tjetër që vinin nga Sërbia qëndrore.

“Prej një viti një vendim i tillë është në fuqi ndonëse rreth kësaj flasim vetëm ne përgjatë gjithë kohës ku dhe po i drejtohemi Komisionit Europian dhe institucioneve tjera kompetente brenda BE dhe progres nuk ka dhe në fund po del se gjithçka që po bën Kurti kundër sërbëve nën heshtje pranohet”, konkludon Petkoviq.