Petriç: Detyra e KFOR të ruajë paqen dhe rikthejë sigurinë në Kosovë

Ish i dërguari i Bashkimit Europian për Kosovën Volfgang Petriç konsideron se në këtë moment të rëndësishëm, KFOR të bëjë detyrën për të ofruar siguri dhe kësisoj të ndalojë eskalimin e mëtejshëm të situatës në Kosovë.
I pyetur për vendimin e Beogradit rreth kërkesës për kthimin e forcave sërbe të sigurisë në Kosovë e Metohi mbështetur në Rezolutën e KS 1244 të OKB, Petriç këmbëngul se detyra e Kfor është të kujdeset për qetësimin e situatës.
“Tani është me rëndësi që KFOR të marrë përgjegjësinë për të rikthyer sigurinë dhe në këtë kuadër të ndalojë eskalimin e situatës. Detyra e KFOR është të kujdeset në rikthimin e paqes“ ka deklaruar Petriç për Kosovo onlajn.
Është e vërtetë që drejtuesit e Kfor duhet të bisedojnë rreth Rezolutës 1244, por tani më e rëndësishme është të merret në konsideratë sesi duhet të ofrojë sigurinë për të gjithë qytetarët e veriut të Kosovës, pasi ky është roli kryesor i Kfor.
"Është e qartë se për këtë duhet të bisedojë me Beogradin. E di që kjo po ndodh ndërkohë” ka shtuar Petriç.
Pyetjes në lidhje me dorëzimin e kërkesës së Prishtinës për anëtarësi në BE, ai ka thënë se këtë kërkesë kushdo mund ta dorëzojë dhe se sigurisht pasi të analizohet me detaje, Prishtinës do t’i duhet pak kohë të marrë një përgjigje.
Petriç thekson se në interes të Kosovës nëse dëshiron me të vërtetë të anëtarësohet në BE, është se i duhet të ndërmarrë hapa konstruktive ndaj vlerave dhe dëshirës së Unionit dhe mbi të gjitha pranimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.
"Prioritet duhet të jetë angazhimi për formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, ku është rënë në ujdi për themelim qysh në vitin 2013. Prishtina duhet të krijojë një model të sinqertë sesi mund të duket” qartësoi Petriç.
Ky i fundit ka paralajmëruar se situata është e rrezikshme por ka përshtypjen se gatishmëria e BE dhe e SHBA do të jetë adekuate dhe aktive për të ndaluar eskalimin e mëtejshëm.
komentet