Policet e Kosovës kanë bllokuar Mitrovicën Veriore, pa incidente por ehtë i tensionuar
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë hyrë sonte rreth orës 20:00 nga Mitrovica e Jugut në Mitrovicën e Veriut dhe po e mbajnë qytetin nën bllokim.
Siç raporton reporteri i Kosovo Online, policia e Kosovës janë vendosur rreth qytetit dhe kanë bllokuar të gjithë Mitrovicën e Veriut.
Informacionet e para thanë se kanë ardhur më shumë se 200 prej tyre, por numri i saktë është i vështirë për t'u përcaktuar sepse ishin të përhapur në të gjithë qytetin.
Sipas asaj që oficerët e policisë i kanë thënë reporterit tonë, direktiva që kanë marrë ka qenë për të “garantuar sigurinë”.
Siç mësojmë, në Mahallin e Boshnjakëve në këto momente rreth orës 22:30 ndodhen rreth 20 police dhe është qetësi.
Në urën e Ibrit ndodhen dy xhipa italianë të karabinierëve, ndërsa në qytet po patrullojnë policët e EULEX-it.
Burrat nga Mitrovica e Veriut, kur u mor vesh se policia ishte në rrugë, dolën në masë të madhe dhe folën për gjithçka që ka ndodhur ditëve të fundit. Është e tensionuar, por pa incidente.
Të gjitha kafenetë janë të mbyllura edhe gratë dhe fëmijët janë strehuar nga rrugët.
0 komentet