Policia speciale ka ndaluar edhe një serb tjetër nga Leposaviqi
Burim: Kosovo Online
Forcat speciale të Policisë së Kosovës kanë ndaluar sot në Leposaviq një serb tjetër M.M. (34), dhe me atë rast kanë kontrolluar shtëpinë e familjes së tij.
Shtëpia e M.M., ku jeton me gruan dhe pesë fëmijët e tij, ndodhet në një pjesë të qytetit që banorët vendas e quajnë Leposavsko polje. Bashkëshortja e të arrestuarit ka konfirmuar për Kosovo online se gjatë kontrollit, oficerët specialë i kanë thënë që t'i largojë fëmijët.
Ajo gjithashtu shtoi se M.M është ndaluar për shkak të disa postimeve në Facebook, por se nuk e dinte se nga cili vit ishte bërë ai postim dhe se i është thënë se ai vetëm do të jep deklaratë në stacionin policor.
Fqinjët e të arrestuarit pohuan për portalin tonë se janë shqetësuar nga kjo ngjarje.
I ndaluari M.M. ai jeton në një shtëpi të ndërtuar për familjen e tij nga Zyra për KdheM, sepse ai, gruaja dhe pesë fëmijët e tij jetojnë me asistencë sociale.
0 komentet