Pozhar për aferën Berishaj: Është e vështirë të thuhet nëse do të bjerë qeveria e Kosovës, por në Slloveni ekziston mundësia

Bojan Požar
Burim: Žurnal24.si/printskrin

Duke pasur parasysh se çështjet e Gen-I dhe Golob tashmë janë duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit të Sllovenisë, do të ketë, ose të paktën duhet të ketë, një shkëmbim informacionesh ndërmjet autoriteteve kompetente të Sllovenisë dhe Kosovës, thotë për Kosovo Online, në lidhje me aferën Berishaj, Bojan Pozhar, një nga gazetarët investigativë slloven më të mirë.

Pozhar po ashtu thekson se “çështja Berishaj mund të çojë në rënien e qeverisë në Slloveni”.

“Është e vështirë të thuhet nëse Qeveria e Kosovës mund të bjerë për shkak të kësaj, sepse nuk e njoh mjaftueshëm skenën politike në Kosovë, por sa i përket Sllovenisë, kjo mundësi definitivisht ekziston. Megjithatë, mediat sllovene, kryesisht favorizuese për Robert Golob, ende po i fshehin publikut slloven informacione për çështjet e Gen-I Ballkanit, sepse ata ende heshtin për këtë, por kjo nuk mund të zgjasë përgjithmonë”, thotë bashkëbiseduesi ynë.

Opozita në Kosovë pretendon se kompania GEN-i ka dhënë 14 milionë euro për fushatën parazgjedhore të Kurtit dhe i pyetur nëse ka njohuri për këtë çështje, gazetari slloven shprehet.

“Sipas informacioneve të publikuara deri më tani, kjo praktikisht është fakt. Por tani i takon organeve kompetente të vërtetojnë apo të përgënjeshtrojnë atë që kanë shkruar mediat”.

Pozhar beson se nëse për aferën e lartpërmendur do të ketë ndjekje penale, nëse në bankën e të akuzuarve do të jetë vetëm ambasadori i Kosovës në Kroaci apo do të ketë politikanë të tjerë nga Sllovenia dhe Kosova, “është vendimtare nëse Berishaj do të flasë apo jo”.

Agjencia Kosovare për Korrupsion ka bërë kallëzim penal ndaj Berishaj dhe mediat kanë raportuar se ai ka marrë të paktën 1.5 milionë euro nga kompania GEN-I nga viti 2019 deri në prill 2022, duke iu shmangur taksave. Opozita në Prishtinë pretendon se pas gjithçkaje qëndron Kryeministri Albin Kurti dhe se kompania e lartpërmendur ka transferuar për fushatën e tij zgjedhore 14 milionë euro.