PSSE: Juristët vijnë në Kosovë, përgatit një raport për pajtueshmërinë e sistemit juridik me standardet e Këshillit të Evropës
Lidhur me njoftimin se javën e ardhshme, në kuadër të procedurës për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Asambleja Parlamentare e asaj organizate panevropiane (PSSE) do të dërgojë një delegacion juristësh eminentë në Kosovë, nga shërbimi për shtyp I PSSE Kosovo online mori informacin se delegacioni, në përputhje me praktikën e vendosur, përgatit një raport për vlerësimin e përputhshmërisë së sistemit juridik të Kosovës me standardet e Këshillit të Evropës.
“Duke qenë se kjo është një vizitë teknike, asnjë program nuk do të bëhet publik. Ata pritet të takohen me bashkëbisedues të ndryshem – nga autoritetet, shoqëria civile, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare...” thonë nga PSSE për Kosovo online.
Pasi ekipi ligjor ka përfunduar punën në terren, na u tha se nuk ka afat deri kur duhet të përgatisë raportin.
“Raporti do të dorëzohet në Byronë e PSSP-së dhe Byroja nuk ka caktuar afat deri në të cilin duhet bërë”, thuhet në përgjigjet që kemi marrë nga PSSE.
Hapi i radhës, pas dorëzimit të raportit të juristeve në Byro, do të jetë që Kosova të vizitohet nga raportuesi për Kosovën në PSSE, Dora Bakojani, e cila është kryetare e delegacionit grek në këtë organ të Këshillit të Evropës.
“Nuk është përcaktuar ende data e vizitës së raportuesës Bakojani. Sipas praktikës së vendosur, kjo vizitë bëhet vetëm pasi Byroja ka deklasifikuar raportet e juristeve eminentë”, na thanë nga PSSE.
Kosova më 12. maj të vitit 2022, ajo paraqiti zyrtarisht një kërkesë për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës, dhe Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës vendosi më 24 prill të këtij viti t'ia përcjellë atë kërkesë për procedurë të mëtejshme Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropë.
Gjatë procesit të vendimmarrjes në Komitet, Hungaria, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Rumania, Qiproja, Spanja dhe Serbia ishin kundër fillimit të procedurës së vendimmarrjes për kërkesën e Prishtinës. Mbështetja për Prishtinën është ofruar nga 33 vende, duke përfshirë nga rajoni Malin e Zi, Sllovenin, Maqedonin e Veriut, Kroacin dhe Shqipërin.
komentet