Radojeviq: Fëmijët në veri arrestohen për mbështetjen që u japin klubeve sportive, represioni ndaj sërbëve vijon
Anëtari i Kryesisë së Listës Sërbe Millan Radojeviq vlerëson se pas shoqërimit të sotëm të dy minorenëve në veri nga ana e Policisë Kosovare, represioni ndaj popullit sërb vijon dhe se kësaj here fëmijët u arrestuan vetëm se mbanin fanellat e grupeve të caktuara tifozësh që mbështesin klube sportive të caktuara.
Radojeviq tha se viti i kaluar shkollor përfundoi me kapjen prej fyti të maturantit në shëtitoren mitrovicare, ndërsa represioni i Policisë Kosovare vazhdon edhe sot dhe që sërbët nuk mund t’i gëzohen as fillimit të vitit të ri shkollor.
“Sot Policia Kosovare ndaloi dy minorenë, dy djelmosha 15 vjeçarë, vetëm se mbanin fanellën e grupit të tifozëve. Nuk kishin kryer asnjë vepër penale. Fëmijët ishin në autobuz, për t’a hynë dy pjestarë të Policisë Kosovare të veshur civilë dhe i nxorën ata prej autobuzit, i’u morën telefonat celularë dhe i çuan në stacionin policor dhe i shkruajtën gjobën. Nuk njoftuan madje as prindërit e tyre, as avokatët, çka sipas ligjit kanë qenë të detyruar. Prindërit u njoftuan më vonë, pra kur fëmijët u larguan nga stacioni policor” ka thënë Radojeviq.
Ky i fundit theksoi se ky është tregues se vijon ushtrimi i represionit të mëtejshëm ndaj popullit sërb në Kosovë dhe se në veri fëmijët arrestohen vetëm sepse mbajnë fanella të grupeve të caktuara tifozësh dhe që mbështesin klubet sportive.
“Pamë dje në Lleposaviq arrestimin e të riut nën akuzën se zgjiste parrullat. Nga ana tjetër, ende nuk dihet se ku janë personat që kryen vrasjen e trefishtë në Gjilan. Është lëshuar urdhër-arresti për ta dhe interesante është se fotot e tyre me kryeministrin në detyrë dhe ministrin e brendshëm në detyrë, qarkullojnë në rrjetet sociale. Por ja që ata janë në kërkim, ndërsa represioni ndaj sërbëve në veri të Kosovës vazhdon” konkludoi Radojeviq.
Dy minorenët 15 dhe 16 vjeç, u shoqëruan sot pasi Policia Kosovare kontrolloi autobuzin e shkollës me destinacion nga Mitrovica në Zubin Potok.
“Sot policia hyri në autobuzin e shkollës që udhëtonte nga Mitrovica në Zubin Potok dhe kontrolluan se çfarë fanellash mbanin fëmijët. Me këtë rast, u shoqëruan dy minorenë të moshës 15 dhe 16 vjeç për fanelën që mbanin mbishkrime ofenduese” ka thënë për Kosovo onlajn ndihmëskomandanti i policisë për rajonin e veriut Petrit Fejza.
0 komentet