Radojeviq: I përcollëm letër policisë, deklarata e Elshanit e papranueshme
Kryekomunari i Mitrovicës së Veriut Millan Radojeviq ka reaguar ndaj deklaratës së ndihmëskomandantit të Policisë Kosovare për rajonin e Veriut Veton Elshani ku në mediat vendore tha se policia nuk ka dijeni rreth asaj se kush e lyejti murin, duke shtuar se kjo për ta është “plotësisht në rregull”, duke vlerësuar se deklaratë e tillë paraqet përçmim ndaj qytetarëve të Mitrovicës së Veriut.
Radojeviq tha se komuna mori numër të madh thirrjesh telefonike nga qytetarë të shqetësuar për lyerjen e murit, por që në të nuk asistoi dhe as nuk u konsultua.
"Këtë mëngjes morëm disa thirrje telefonike nga qytetarë të shqetësuar për lyerjen e murit mbi të cilin duhej të pikturohej murali kushtuar Patriarkut Pavle. Megjithatë, nuk kemi asnjë informacion në lidhje me këtë. Komuna e Mitrovicës së Veriut absolutisht nuk mori pjesë në të, as nuk u konsultua në lidhje me këtë", tha Radojeviq.
Ky i fundit tha se komuna përcolli letër zyrtare Policisë Kosovare me pyetjet se kush e lyejti murin, mbi çfarë baze u bë dhe nëse egzistonte leje të përshtatshme për këtë.
"Meqenëse na thanë dje se nevojitet leja e Ministrisë së Administrimit të Vetëqeverisjes Vendore i përcollëm pyetësor nëse personat që lyen murin kishin leje nga kjo ministri dhe mbi çfarë baze e bërën këtë", shtoi Radojeviq.
Duke folur për deklaratën e Elshanit se policia nuk e di se kush e lyejti murin, por që rreth kësaj nuk shikon ndonjë problem, Radojeviq tha se reagim i tillë nuk është i pranueshëm.
"Nëse nuk do të kishte të bënte me jetën tonë dhe nëse qytetarët e Mitrovicës së Veriut nuk do të duhet të shikonin gjëra të tilla, kjo me të vërtetë do të ishte deklaratë qesharake. Megjithatë, kjo për ta thënë butë, është nënqeshje me qytetarët e Komunës së Mitrovicës së Veriut", theksoi ai.
Radojeviq kujtoi se një ditë më parë, kur artisti duhej të pikturonte muralin, policia reagoi dhe e shoqëroi atë dhe njerëzit që ishin me të e më pas policia ishte e pranishme tek muri.
"Loja me rastësinë, u shfaqën dhjetëra policë me uniforma dhe rroba civile. Arrestuan artistin dhe të rinjtë që ishin me të, i shkruan kundërvajtje penale e më pas vendosën policë që e siguruan fizikisht murin që askush të mos përpiqej t’a pikturonte muralin", tha Radojeviq.
Ky i fundit shtoi se murali duhej të ishte pikturuar me pëlqimin e komunës dhe në përputhje me të gjitha procedurat, ndaj mbetet e paqartë se si u lye muri.
"Pavarësisht asaj çka egziston leje dhe pëlqim komunal, pra që gjithçka është bërë në përputhje me ligjin, sot shikojmë se nuk e dinë se kush e bëri këtë, por tek kjo nuk shikojnë problem. Me të vërtetë për ta thënë butë, është deklaratë interesante", konkludoi Radojeviq.
komentet