Policia Kosovare shoqëron artistin që tentoi të ribëjë muralin e Patriarkut Pavle në Mitrovicën e Veriut

MITROVICA
Burim: Kosovo Online

Policia Kosovare shoqëroi dhe raportoi për kundravajtje artistin Stefan Stojanoviq Slesh sot në qendër të Mitrovicës së Veriut kur tentoi që të pikturonte sërish muralin në të cilën ndodhen personazhet e Patriarkut Pavle dhe mitropolitit Amfilohie ku më herët ishin fshirë me bojë.

Stojanoviq kishte leje nga Komuna e Mitrovicës së Veriut për pikturimin e muralit të Patriarkut Pavle në këtë vend ku policia nuk pranoi pas të cilës dhe u shoqërua.

"Nisëm të vendosnim skicën që shërben për hartëzimin e mëvonshëm të punës që duhet të bëj dhe kjo ishte punë kushtuar Patriarkut Pavle e cila ishte fshirë me bojë dhe që e kishim pikturuar disa vite më parë, pra kur studionim në Mitrovicën e Kosovës. Tani kjo duhej të kthehej në atë zonë. Kishim lejen e duhur për këtë, çka policia nuk e pranoi. Ata erdhën dy herë. Herën e parë, gjithçka ishte në rregull e pastaj u kthyen me disa kolegë të tjerë, na shoqëruan dhe na raportuan për shkelje të hapësirës publike", tha Stojanoviq.

Artisti u angazhua nga organizata joqeveritare që e udhëheq miku i tij nga Mitrovica e Veriut, pikërisht për të pikturuar muralin e ri, sepse si student ai dhe miqtë e tij pikturuan atë të mëparshmin që ndodhej në atë vend.

"Ata ishin iniciuesit e iniciativës për t’a kthyer këtë mural në Mitrovicë, kështu që mora ftesë që si dikush që e kishte bërë tashmë atë mural t’a riktheja. Në thelb, ata nuk ishin shumë të interesuar se çfarë do të ishte në mural, veçse, në një moment u provokuan nga ajo që shkrova në mur 'Mitrovica e Kosovës'", tha ai.

Përveç Stojanoviqit në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut u shoqëruan dhe të rinjtë që më bërën shoqëri dhe që u gjendën në vendngjarje.

“Na pyetën se përse e bëjmë këtë, si e bëjmë, kush na angazhoi dhe pak a shumë këto gjëra. Do të doja që në fund kjo të ndodhë, por tani do të shikojmë se çfarë do të bëhet” tha artisti.

Në gusht të vitit të kaluar grafitet dhe muralet me simbole nacionale sërbe që prej vitesh qëndronin nëpër mure në disa ndërtesa në Mitrovicën e Veriut, u fshinë me me bojë nën asistencën e pjestarëve të Policisë Kosovare dhe me me urdhër të Komunës së Mitrovicës së Veriut që atëherë drejtohej nga kryekomunari shqiptar Erden Atiq nga radhët e Vetvendosjes.

Në periudhën kur u lyen muralet në të cilën ishin personazhet sërbe, në Deçan u pikturua murali kushtuar pjestarëve të UÇK.

Bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn për këtë temë dhanë opinionin e tyre se çdo simbol me shenjë sërbe në hapësirë publike prej kohësh ka qenë i padëshirueshëm nga pushteti në Prishtinë, ndërsa efekti i vendosjes së shtresave të bojës në vulat e kohës mund të jetë i ndryshëm nga sa pritej.