Angjellkoviq: Duke i marrë pronat Postës së Sërbisë, Prishtina dikton që as MTS nuk është e mirëseardhur
Drejtori i Postës së Sërbisë Zoran Angjellkoviq duke folur për bastisjen e djeshme të policisë kosovare në objektin e mbyllur të postës në Prilluzhë, tha se me marrjen e pronave të Postës së Sërbisë në hapësirën e Kosovës, autoritetet në Prishtinë dëshirojnë të diktojnë që as Telekomi nuk është i mirëseardhur, pavarësisht nga ajo që në pjesën më të konsiderueshme të objekteve të Postës së Sërbisë në Kosovë, ndodhen centralet e Telekomit, pra të MTS.
“Të gjitha zyrat e Postës së Sërbisë janë të kyçura dhe posta në Prilluzhë ka qenë e kyçur, por ata dje shqyen portën e pasme, nxorrën jashtë të gjitha gjërat nga ambjentet përfshirë dhe kondicionerin e më pas vendosën punonjësit e Postës së Kosovës. Këtë e kanë bërë edhe në veri të Kosovës në Zveçan dhe vendbanime të tjera”, ka thënë ai për K1 TV.
Angjellkoviq tha se askush nuk e informoi për bastisjen në Postën e Prilluzhës, por që policia kosovare me disa ndërhyrës u shfaq duke shqyer derën e pasme, hynë dhe në fund para godinës së postës lanë furgonin e Postës së Kosovës dhe makinën policore në mënyrë që qytetarët të mos vinin për të protestuar.
"Nuk punojnë kund postat në Kosovë, ne tashmë në valën e parë kur nisën me marrjen e pronave dhe mbylljen e postës, çelëm në vendkalimin e Merdares postë të vogël. Madje sapo kemi mbaruar një ambjent në anën tjetër të rrugës afër vendkalimit administrativ ku do të punojnë njerëz nga Kosova e Metohia, nga Prishtina dhe Graçanica" spegoi ai.
Kur është fjala për veriun e Kosovës, Angjellkoviq theksoi se në veri po i vjen fundi rinovimit të postës së vjetër e cila nuk ka qenë në funksion dhe shtoi se në atë objekt do të ketë bankomat, njësi të shkëmbimit të monedhave dhe sportele të Postës së Sërbisë.
Pyetjes përse Perëndimi hesht zëshëm tek të gjitha zhvillimet në KA të K&M, Angjellkoviq tha se qëllimi i bashkësisë ndërkombëtare, pra i Perëndimit, është t'i japë fund luftës dhe të arrijë qëllimet të cilat nuk mundën në vitin 1999 dhe kjo është marrja e territorit të Sërbisë.
"Pasi ky proces për ta nuk ka mbaruar ende, për ta lufta vijon kështu që qëllimi final është marrja e pjesës së territorit dhe nxitjen e Sërbisë që t’a pranojë që kjo marrje ka marrë fund. E tëra çfarë ndodh në këtë proçes ndërsa lufta vazhdon, është mbështetja e heshtur e më pas thirrja për dialog si një lloj klisheje" vlerësoi ai.
Angjellkoviq beson se as Perëndimi as kryeministri Albin Kurti nuk qëndron deri tek dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës pasi e dinë se tek dialogu duhet t’i përmbahen disa normave dhe të drejtave ndërkombëtare dhe rezolutës 1244.
Në objektin e postës e cila deri para pak funksiononte në Prilluzhë, dje u vendos tabela e Postës së Kosovës.
0 komentet