Radomiroviq: Kurti ndalon edhe mediat për të zbatuar ideologjinë shqiptaromadhe, të parët në goditje janë sërbët
Ish kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Sërbisë dhe redaktori i portalit “Pishtalka”, Vlladimir Radomiroviq, ka thënë me rastin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Mediave (NKM) për ndalimin e transmetimit të kanalit Arena për shkak, siç deklaroi, transmetimin e video-mesazheve nga Sërbia të cilat “glorifikojnë ngjarjen në Banjskë”, se kryeministri kosovar Albin Kurti në këtë mënyrë, dëshiron të vendosë nën ideologjinë e tij shqiptaromadhe çdo gjë që nuk i shkon për shtat sërbëve dhe se serbët janë të parët nën sulm.
Radomiroviq për Kosovo Onlajn thekson se gjithçka që ndodhi në vitin 1999 ishte parathënie e asaj që po ndodh sot në Kosovë.
“Bllokadë e plotë, ndërprerje e plotë e jetës normale. Qeveria në Prishtinë dëshiron që sërbëve t'u thotë se nuk janë të mirëpritur, se ata që janë aty, nuk duhet të jetojnë më dhe se nuk duhet të gëzojnë çfarëdolloj të drejte“ spegon Radomiroviq.
Megjithatë, siç shton ai, ajo çka është paradoksale është se përgjatë gjithë kësaj kohe, derisa sërbëve po u mohohen të drejtat e tyre elementare, Kosova po merr pozitë gjithnjë e më të mirë në listat e organizatave të ndryshme perëndimore.
“Kosova po kërcen në shkallët e lirisë së mediave, të drejtave të njeriut, luftës kundër korrupsionit, pra gjithçka që duhet të bëjë një shtet normal dhe atë pothuajse shtet, kur e shikon objektivisht se si jeton populli sërb në K&M, nuk mund të quhet as pothuajse shtet, por një krijesë qëllimi i vetëm i të cilës është dëbimi i të gjithë sërbëve”, tha Radomiroviq.
Ky i fundit kujton se Kurti ka sulmuar edhe televizionin shqiptar Klan Kosova vetëm se nuk është nën kontrollin e tij.
“Ndaj egziston një agjendë që gjithçka që nuk u përshtatet narativës ideologjike shqiptaromadhe, të pengohet të shkojë deri në publikun e gjerë. Në këtë kontekst duhet parë edhe ajo që po ndodh me kanalin Arena Sport. Kurti dëshiron që nën ideologjinë e vet shqiptaromadhe të vendosi gjithçka që nuk i përshtatet atij dhe të parët nën goditje janë sërbët. Ky gjithashtu është edhe një tjetër mesazh që Beogradi nuk mund të bëjë asgjë për të ndalur politikë të tillë. Fatkeqësisht kjo politikë shoviniste e pushtetit në Prishtinë ka dukshëm mbështetje të madhe në Perëndim” beson Radomiroviq.
Ky i fundit shtoi se egzistojnë diferenca në qëndrimin e Perëndimit kur vjen fjala për televizionet shqiptare dhe sërbe në Kosovë.
“Kur ka pasur sulm të Albin Kurtit në televizionin Klan Kosova ka pasur protesta dhe presione nga perëndimi që ai televizion të vazhdonte punën, ndërsa në rastin e televizionit sërb, mediave sërbe në përgjithësi në K&M, protesta të tilla nuk do të ketë. Por imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse REM-i ynë, më 28 Nëntor, kur shqiptarët festojnë Ditën e Flamurit, të ndalojnë televizionin në Preshevë, ku festohet uniteti i shqiptarëve dhe sepse kërkon bashkimin e të gjithë shqiptarëve, çfarë dënimesh do të vinin nga Perëndimi dhe çfarë histerie do të lindte nëse shteti i Sërbisë do të përpiqej të bënte diçka të ngjashme me atë që po bën Kurti”, përmbyll Radomiroviq.
0 komentet