Radulloviq për marrëveshjen mes Ankarasë dhe Prishtinës: Kurti, në çfarëdolloj problemesh politike perëndimore, peshon çështjen e FSK dhe blerjen e armatimeve të reja
Turqia dhe Kosova së fundmi nënshkruan marrëveshje të re për bashkëpunim ushtarak me vlerë 200 milionë lira turke, ndërsa analisti ushtarak Vllade Radulloviq vlerëson për Kosovo onlajn se Albin Kurti, në cilindo problem të caktuar politik në Kosovë, peshon çështjet e Forcave të Sigurisë Kosovare, si dhe njoftimet për blerje të reja armësh dhe pajisjesh ushtarake.
“Para së gjithash kjo nuik është asgjë e re. Turqia dhe Kosova prej vitesh kanë bashkëpunim në nivel strategjik. Turqia është ndoshta një prej aktorëve më të rëndësishëm që në çdo kuptim mbështet proçesin e transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës prej dhjetorit të vitit 2018 e deri më sot”, thotë Radulloviq.
Sikurse thekson, bashkëpunimi nuk ka lidhje vetëm me donacionet e armatimeve, pajisjeve dhe sistemeve ushtarake, por dhe tek shkollimi i personelit të oficerëve dhe nënoficerëve.
“Këto janë marrëdhënie të vendosura më herët. Dimensioni i tretë i rëndësishëm është vendosja e linjës së prodhimeve, para së gjithash për municione dhe armë të vogla, por dhe për linja të mëdha të prodhimit të dronëve në të ardhmen”, thotë ai.
Shton se nënshkrimi i marrëveshjes pak para zgjedhjeve, padyshim ka dhe konotacion politik.
“Duket se në çfarëdo lloj problemi politik të caktuar që ndesh Kurti në Kosovë, peshon çështjen e Forcave të Sigurisë Kosovare, njoftimet për blerje të reja armatimesh apo pajisjesh ushtarake. Ndaj, nuk është hera e parë që ndodhin gjëra të tilla para zgjedhjeve dhe me gjasa nuk do të jetë as e fundit", vlerëson Radulloviq.
Njëkohësisht, beson se Ankaraja me këtë veprim, konfirmon kontinuitetin e bashkëpunimit me Prishtinën.
"Kjo sigurisht që mund të interpretohet si mbështetje për Vetëvendosjen dhe politikën e Albin Kurtit. Megjithatë, është i rëndësishëm momenti kur vjen dhe nënshkrimi”, bën të ditur ai.
Ai kujton se furnizimi i mëparshëm me dronë turq, pasoi bashkëpunimin ushtarak mes Sërbisë dhe Qipros.
"Atëherë kjo ishte përgjigje direkte ndaj furnizimit të sistemeve tona të artilerisë në Qipro", thotë bashkëbiseduesi.
Thotë dhe se marrëveshja u nënshkrua gjatë panairit të madh të armëve në Turqi, çka shtoi më, rëndësinë e gjithë ngjarjes.
"Ngjarje të tilla u shërbejnë dhe organizatorëve që të tregojnë sesa marrëveshje janë nënshkruar me kompani vendase dhe të huaja, si dhe me forca të ndryshme të armatosura. Kjo është pjesë e promovimit të industrisë ushtarake turke”, spegon ai.
Bashkëbiseduesi thekson veçanërisht modelin e ndihmës financiare që aplikon Turqia.
“Përmendet shuma prej gati 200 milionë lirash turke. Megjithatë, praktika është është e tillë që ato të holla formalisht janë të destinuara për forcimin e kapacitetit të Forcave të Sigurisë Kosovare, por përdoruesi final nuk i merr të hollat direkt. Fondet turke mbeten në industrinë e saj-kompanitë prodhojnë automjete dhe pajisje e më pas i përcjellin në Kosovë. Pra, nga ana buxhetore, të hollat mbeten në Turqi, ndonëse formalisht drejtohen si ndihmë”, spegoi Radulloviq.
0 komentet