Raduloviq: Kthimi në shërbimin e detyrueshëm ushtarak nënkupton përgatitje serioze

Vlade Radulović
Burim: Kosovo Online

Analisti ushtarak Vlade Raduloviq, duke komentuar fillimin e çështjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi, tha se Grupi Punues në ministrinë përkatëse ekziston prej vitesh dhe po shqyrton futjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, por se mbetet të shihet nëse në fakt do të zbatohet.

“Nuk është vetëm çështja nëse Kuvendi Kombëtar do të deklarojë diçka, por është edhe çështja e financave, logjistikës, akomodimit, uniformave të kompletuara e gjithçka tjetër, dhe gjithë kësaj, shtojini financat si pikë kyçe. Është kuadri oficer dhe nënoficer, nëse shkojmë në atë lloj shërbimi ushtarak, krejtësisht pa opsionin e shërbimit vullnetar ushtarak”, ka thënë Raduloviq për Kosovo online.

Ai beson se ka formate, variante dhe mekanizma shumë më reale për të popullarizuar shërbimin ushtarak, pa shkuar në këtë variant që propozohet.

Sipas tij, është e qartë se ka problem me numrin e personelit në ushtrinë serbe.

“Është e qartë se ka një problem me plotësimin e pozitave, është e qartë se për qëndrueshmërinë e sistemit ushtarak është e nevojshme të kemi ushtarë dhe ushtri dhe të gjithë kësaj t'i shtohet situata në botë siç është”, ka thënë Raduloviq.

Megjithatë, ai thekson se rrethanat gjeopolitike nuk duhet të ndërlidhen me forcimin e Ushtrisë Serbe, duke qenë se Serbia është e rrethuar nga anëtarët e NATO-s.

"Megjithëse nuk do t'i kushtoja shumë rëndësi kushteve tona këtu sepse jemi të rrethuar nga NATO. Shpresoj se askush nuk planifikon të hyjë në luftë me NATO-n, ne e pamë se si duket në vitin 1999. Çfarë do të ndodhë mbetet për t'u parë. Gjithë këtë tani e shoh si një iniciativë tjetër që tani është përjetsuar sërish dhe nëse do të realizohet kjo mbetet për t'u parë”, përfundoi Raduloviq.