Ragush: Qëllimi i Kurtit është spastrimi etnik i K&M nga sërbët, BKS popullit tonë i garanton atë çka i është marrë
Nënkryetarja e Kuvendit Popullor të Sërbisë Marina Ragush është shprehur se qëllimi i kryeministrit kosovar në mandatin teknik Albin Kurti është spastrimi etnik i Kosovës nga sërbët dhe tha se bashkësia ndërkombëtare nuk ka përgjigje për pyetjen sesi është e mundur që në shekullin XXI një prej popujve më të vjetër europianë, i mohohet jeta, transmeton RTV.
Ragush vlerëson shumë nga kaq kompromentuese kur është fjala për mesazhet e qendrave të caktuara politike, duke treguar "heshtje të zëshme" kur është fjala për të drejtat e njeriut dhe të pakicave të popullit sërb në Kosovë.
"Qëllimi final i Kurtit është spastrimi etnik i Kosovës e Metohisë nga sërbët, pra krijimi, siç duan ata të thonë, i realitetit të ri, ndaj nuk e njohin Rezolutën 1244, të cilës ne i përmbahemi, si dhe preambulat tona të kushtetutës. Bashkësia e Komunave Sërbe popullit tonë i garanton atë çka i është marrë. Presidenti Vuçiq është i vetmi president që kërkoi zyrtarisht kthimin e 999 pjestarëve të forcave tona të sigurisë, bazuar në Rezolutën 1244. Duke ditur përgjigjen, ai e kuptoi se është fort e rëndësishme që të mbetet gjurmë zyrtare e shkruar. Pasi ne kemi detyrimin të mbrojmë popullin tonë, në territorin tonë", deklaroi ajo.
Ragush vlerësoi se pozita e Sërbisë në marrëdhëniet ndërkombëtare është dukshëm më e fortë sot sesa çka qenë vitet e kaluara, sepse sikurse tha, janë bërë lëvizje konkrete diplomatike që autoritetet e mëparshme nuk i kanë ndërmarrë.
Shtoi se me politikën e deritashme, janë tërhequr 28 njohje të pavarësisë së Kosovës, por që për numrin e përgjithshëm të vendeve që kanë tërhequr njohjet nuk dëshiron të flasë pasi këtë sikurse tha, i’a ka lënë presidentit Aleksandar Vuçiq por theksoi se kjo ka çuar në pozitë tërësisht të ndryshëm të Sërbisë në platforma të shumta ndërkombëtare.
"Shumë prej tyre janë të sinkronizuara. Sepse kur i vendosim të gjitha në kontekst më të gjerë, është e qartë se po hyjmë në periudhën e zgjidhjes së çështjes kombëtare sërbe", tha ajo.
Ragush i’u referua dhe zhvillimeve aktuale në Republikën Sërbe të Bosnjës dhe vlerësoi se është "katastrofale" kjo që duke i hequr mandatin presidentit Millorad Dodik, tentojnë të anulojnë vullnetin zgjedhor të popullit.
"Zgjidhja që pason, do të doja të ishte politike. Më pëlqeu me të vërtetë reagimi i presidentit Dodik se do t'i mundë me mjete politike në terrenin politik. Mendoj se kjo nuk do të jetë luftë afatshkurtër, por besoj se kur të arrihen marrëveshje të mëdha në skenën gjeopolitike, aty do të ketë hapësirë për të menduar në një mënyrë pak më konstruktive", tha Ragush dhe përcolli mbështetje absolute për Republikën Sërbe të Bosnjës.
Shtoi se reagimi i Presidentit Vuçiq në atë situatë ishte racional dhe shtetëror, sepse siç tha ajo, siguroi të ardhmen duke marrë vendime përmes Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Ragush theksoi dhe se letra e kryetares së Parlamentit Sërb, Ana Bërnabiç, drejtuar Parlamentit Europian, për rastin e njoftimit nga raportuesi i PE për Sërbinë, Tonino Picula, i cili kremtoi përvjetorin e aksionit ushtarako-policor kroat "Stuhia" me një foto me uniformë ushtarake, mund të japë rezultate, por kjo varet nga vendimet në Bruksel.
Ragush tha se qendra pushteti donin t’i dërgonin mesazh të caktuar Sërbisë duke zgjedhur Piculën si raportues të PE dhe shtoi se politikani kroat tashmë ishte mburrur publikisht disa herë në të kaluarën se ishte pjesëmarrës në luftën në ish-Jugosllavi gjatë viteve '90.
“A do të ndodhë kjo apo jo, kjo varet sigurisht nga ato forca centripetale dhe centrifugale në Bruksel”, tha ajo.
Ragush tha se veprimet e disa zyrtarëve europianë, sikurse Picula, janë pjesë e modelit të parë tashmë, i cili, sikurse ajo beson, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ajo tha se i vinte keq për këtë, sepse mendon se së bashku mund të kemi të ardhme absolutisht ndryshe dhe më të mirë, por që në fund të fundit ky është vetëm problemi i tyre.
"Veç kësaj, e dini, kur dikush ka Jasenovacin, kjo është shumë e vështirë t’a injorosh në çfarëdo mënyre, kështu që kur ata pastrojnë etnikisht gjatë dy operacioneve, 'Blesak' dhe 'Stuhia', ne joshpesh harrojmë 'Blesak', kaq shumë njerëz që kanë jetuar aty ndër shekuj, atëherë mund të bëjnë vetëm atë që bëjnë. Por ky me të vërtetë është vetëm problemi i tyre", konkludoi ajo.
0 komentet