Rakoçeviq për deportimin e Fotit: Fushatë urrejtjeje ndaj KOS qysh kur nuk mbahet mend, goditje ndaj njerëzve më të pastër

Živojin Rakočević
Burim: Kosovo online

Qasje agresive e Prishtinës ndaj Kishës Ortodokse Sërbe është konstante përgjatë 23 viteve të fundit, thotë për Kosovo onlajn gazetari dhe shkrimtari Zhivojin Rakoçeviq dhe thotë se për këtë nuk çuditet që autoritetet kosovare "goditën" igumenin e manastirit Devina voda, afër Zveçanit ku siç tha një prej "njerëzve më të pastër në këto hapësira, ku dashurinë për Kosovën e ka të pamatshme". 

Rakoçeviq ka komentuar vendimin e Prishtinës për deportimin e at Fotit pas 13 vitesh qëndrimi në Kosovë duke theksuar se bëhet fjalë rreth njeriut i cili nuk ka qenë i përfshirë në ndonjë jetë publike, biseda, politikë, apo të çfrëdolloj dëshmie. 

"Igumen Foti është një prej njerëzve më të pastër të kësaj hapësire dhe ndaj mua nuk më çudit se pse pikërisht ai u godit. Dashuria e tij ndaj Kosovës dhe Metohisë është diçka si pastërtia më absolute çka mund të shihet. Ai tek ne erdhi në vitin 2004 kur ishte shumë rëndë situata, dhe erdhi si një djalosh i çuditshëm pasi kishte mbaruar për opera në Sofje. Dhe tha-ja ku jam në Kosovë dhe unë dua të jem këtu të gatuaj, të pastroj, të përgatis, t’u shërbej shënjtëve nga mbreti Millutin deri tek Sopoqani. E tashmë iguman Fotit i ndodhi kjo i cili nuk ka absolutisht asnjë lidhje as me këto konfliktet tona, të kësaj hapësire, por ka të bëjë me pastërtinë, ka lidhje me dashurinë, ka lidhje me besnikërinë, ka të bëjë me përkatësinë”, tha Rakoçeviq.

Ky i fundit kujtoi 159 vendet e shenjta të shkatërruara, të dëmtuara, të shembura, të përdhosura, në pogromin e marsit.

“Si ka mundësi që të ketë ndodhur diçka e tillë? Kurrë në histori nuk kemi pasur diçka të tillë, kemi pasur luftëra dhe shkatërrime si në këtë, ashtu edhe në hapësira të tjera, por të tillë fushatë sistematike dhe urrejtje kaq të skajshme ndaj KOS, nuk është parë kurrë më parë, kjo është një lloj vazhdimësie”, tha Rakoçeviq.

Ky i fundit thekson se sistemet e bazuara në qëllime të mbrapshta, fillimisht ndeshin në ata që janë plotësisht të pafajshëm.
“Foti është absolutisht i pafajshëm në këtë histori dhe fjalia më e shpeshtë pas deportimit, ishte në të gjitha bisedat tona: “gjithçka ishte sesi ka mundësi që me Fotin dhe përse me Fotin ndodhi kjo? Epo çdo kalimtar përmes kësaj hapësire të Kosovës mundi të deportohet, por Foti, ai nuk i përket fare këitj konteksti, ai nuk e di fare se çfarë e ka gjetur”, ka thënë Rakoçeviq.

Sipas fjalëve të tij igumen Foti deri në momentin e fundit nuk ishte i vetdijshëm se çfarë po ndodhte. 

"Ai thjesht dilte çdo vit legalisht, nxirrte kartën e identitetit dhe priste të legalizohej, t'i jepej ai letërnjoftim dhe që të vazhdonte punën në manastirin e tij, duke i’u lutur Zotit, të jetonte dhe të donte njerëzit. Të ishte me të gjithë ne në një mënyrë që është unike. Sepse ai është unik, sepse dashuria e tij për Kosovën është shumë e madhe, prandaj i ndodhi kjo” përmbylli Rakoçeviq.