Eparkia e Rashko-Prizrenit bënë apelon kundër vendimit për dëbimin e igumenit Fotia
Dioqeza e Rashko-Prizrenit do të bëjë ankesë kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës për deportimin e igumenit të manastirit Devina Voda afër Zveçanit, mëson Kosovo online.
Gjegjësisht, sipas mendimit të ekipit juridik të Dioqezës së Rashkë-Prizrenit, bëhet fjalë për ndalim arbitrar të banimit të igumenit Fotia për shkak se nuk ka aktakuzë apo përgjegjësi penale.
Gjatë deportimit, pjesëtarët e Policisë së Kosovës refuzuan shprehimisht që t'i japin ndonjë shpjegim përfaqësuesit të EULEX-it dhe OSBE-së edhe pse të dy ishin dëshmitarë të deportimit.
Sa i përket deportimit të igumenit, vetëm EULEX-i ka bërë njoftim nga organizatat ndërkombëtare.
"Në përputhje me mandatin e tij të gjerë mbikëqyrës, EULEX-i është duke monitoruar nga afër institucionet për sundimin e ligjit në Kosovë dhe përputhshmërinë e tyre me obligimet ligjore, procedurale dhe të të drejtave të njeriut. EULEX-i është duke ndjekur tërësisht dhe me vendosmëri rastin që ju përmendni. Për informacione të mëtejshme, ju lutemi kontaktoni Autoritetet e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it për Kosovo online.
Ndryshe, sipas ligjit në fuqi në Kosovë, thuhet se “nuk do të ketë ndalim arbitrar të hyrjes në Kosovë, apo qëndrimit në Kosovë për priftërinjtë, kandidatët për priftëri, murgjit, murgeshat dhe vizitorët.

komentet