Rezoluta e KS të KB 1244 dokument kyç i Sërbisë për ruajtjen e inegritetit territorial

Pravni fakultet, Tribina o Kumanovskom sporazumu
Burim: Kosovo Online

Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, paraqet dokument kyç të Sërbisë për ruajtjen e integritetit territorial, sovranitetin dhe ruajtjen e Kosovës në tërësinë e vet, por problem paraqet moszbatimi i saj, ka qenë konstatimi i pjesëmarrësve në tryezën e organizuar me rastin e 25 vjetorit të miratimit të asaj rezolute në Fakultetin Juridik në Beograd.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të RFJ dhe kryetari i Beoforum Zhivadin Jovanoviq vlerësoi se miratimi i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB në vitin 1999 përfaqësonte jo vetëm ndërprerjen e luftës dhe vrasjeve, por çështja kosovare u zhvendos nga fusha e betejës në fushën e negociatave politike dhe për Sërbinë paraqet dokument të rangut më të lartë.

“Ai dokument i mbijetoi fazave të ndryshme dhe sot është argumenti më domethënës për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Sërbisë në Kosovë e Metohi. Këtë askush nuk mund t‘a injorojë apo t‘a ndryshojë. Ai tregon se nuk ka autoritet më të madh se vendimi i Këshillit të Sigurimit të KB”, tha Jovanoviq.

Në atë dokument egzistojnë dhe dy mashtrime, sikurse tha ai.

“Një është vendosja e Kreut 7 të Kartës së KB ku parashikon vendosjen e paqes me forcë, ndonëse u dakordësua që të ishte Kreu 6 ku parashikonte vendosjen e zgjidhjes paqësore. Kjo ishte marrëveshja mes Çernomidin dhe Klinton”, tha Jovanoviq.

Njëri nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Kumanovës, gjenerali i policisë në pension Obrad Stevanoviq, vlerësoi se marrëveshja nuk ishte kapitullim.

“Pasojat e rënda nuk janë rezultat i nënshkrimit të marrëveshjes së 1999, por i moszbatimit të saj nga ata që e morën përsipër detyrimin për t‘a zbatuar. Ndaj është disfatiste të thuhet se Marrëveshja Tekniko-Ushtarake në Kumanovë ishte dorrëzim, ky nuk ishte kapitullim”, tha Obradoviq.

Ky i fundit shtoi se problemi kyç në moszbatimin e këtij dokumenti është Këshilli i Sigurimit i KB.

“Problemi kyç dhe sot është se forcat ndërkombëtare nuk arritën të ndalin vakumin e sigurisë që shkaktoi persekutimin e 230 mijë sërbëve, por edhe se deri më sot nuk mbajtën mjedis të sigurt dhe nuk mundësuan kthimin e të internuarve dhe nuk demilitarizimin e UÇK. Ajo sot para syve tanë po shndërrohet në ushtri. Ata në thelb mbështesin pavarësinë e Kosovës“ konkludoi Obradoviq.

Ambasadori në pension i Sërbisë Rade Drobac, i cili pas lufte ishte diplomat në Londër, tha se dokumentet e NATO tregojnë se kjo Aleancë në 1999 nuk përmbushi shumicën e synimeve të saja.

“Si diplomat pas lufte isha në Londër dhe lexova dokumentet e tyre se po u mbaronin raketat dhe municionet, se do të kishin një mijë viktima në ditë nëse do të kishin sulmuar nga toka, se kishin humbur gjithçka që mundën. Sërbia dhe RFJ treguan aftësi të jashtëzakonshme në atë luftë. Ne dolëm nga ajo luftë me viktima dhe humbje teknike minimale. Askush nuk flet se kemi rrëzuar një numër të madh avionësh të tyre me mjete modeste. Ajo ishte përleshje e madhe e fuqive të mëdha”, përfundoi Drobac.

Profesorja e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin njujorkez Fordam Sandra Davidoviq vlerësoi se problemi kyç është se Rezoluta 1244 interpretohet në dy-mënyra të kundërta.

“E para është politike e ndërmjetësuar nga SHBA çka nënkupton lëvizja drejt pavarësisë së Kosovës. E dyta është legale çka nënkupton respektimin e vendimit të KB. Nga viti 2003 nisi rritja e presionit që kjo çështje të zgjidhet në mënyrë politike dhe koha u ndesh me pogromin e marsit të vitit 2004 kur ka pasur presion të papritur për të aderuar në proces sepse në të kundërt mund të eskalohej. Kulminoi në 2008 me shpalljen e pavarësisë kosovare dhe legjitimimin e këtij akti si rast i veçantë ligjor. Megjithatë në botë ka mjaft shembuj të përafërt prej Moldavisë, Qipros, Kashmirit apo Palestinës. Të gjitha këto janë konflikte të pazgjidhura për të cilat nuk egzistonin këto zgjidhje urgjente”, ka thënë Davidoviq.