Kreqa: Rezoluta 1244 e KS të OKB argument i pakundërshtueshëm i Sërbisë në bisedime me Kosovën

Savet bezbednosti
Burim: Gazeta Express

Profesori i të drejtës ndërkombëtare Milenko Kreqa ka vlerësuar se bisedimet për Kosovën, Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është argument i pakundërshtueshëm për Sërbinë, shkruan Politika.

Kreqa thotë se përveç Rezolutës 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB, argumente kyçe janë edhe Akti i OKB, marrëveshjet e Brukselit dhe Uashingtonit.

"Pozicioni i drejtë i Sërbisë në bisedime është i mirëmbështetur në Rezolutën e KS 1244, e cila mbështetet në pikën 7 të Aktit të OKB (Kërcënimi i paqes, shkelja e paqes dhe akti i agresionit). Kjo rezolutë është në fuqi dhe përkatësisht vendimet që rjedhin nga ajo, janë të mbështetura në nenin 24 të Aktit ku anëtarët e OKB ranë dakord që Këshilli i Sigurimit vepron në emër të tyre në zbatimin e detyrave për të arritur paqen dhe sigurinë dhe sipas nenit 25, i detyron të pranojnë dhe zbatojnë vendimet e Këshillit të Sigurimit". Prandaj, mund të thuhet se Rezoluta 1244 është një argument i pakundërshtueshëm" ka thënë Kreqa.

Sipas tij opinioni këshillimor i dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare prej vitit 2010, nuk ndryshon asgjë për dy arsye, formale dhe përmbajtësore.

"Për sa i përket formales, Gjykata Ndërkombëtare nuk është e autorizuar të ushtrojë kontroll gjyqësor mbi aktet e Këshillit të Sigurimit, veçanërisht vendimet e marra në bazë të Kapitullit 7 të Kartës. Nga pikëpamja përmbajtësore, mendimi i Gjykatës nuk prek thelbin e çështjes, por paraqet një përgjigje abstrakte, një konstruksion sofistik, domethënë, u konstatua se "e drejta e përgjithshme ndërkombëtare nuk përmban një ndalim të zbatueshëm të Deklaratës së Pavarësisë", pa përcaktuar se nga kush. Në opinion thuhet se në tekstin autentik të Deklaratës në shqip asgjë nuk i referohet Kuvendit të Kosovës si autor, pasi gjuha e Deklaratës dallon nga ajo e përdorur në aktet e Kuvendit të Kosovës, ashtu sikurse ndryshon procedura për miratimin e Deklaratës nga procedura e zakonshme legjislative në Kuvendin e Kosovës. Kjo deklaratë nuk i është nisur përfaqësuesit special të Sekretarit të Përgjithshëm për t‘a botuar në "Fletoren Zyrtare", dhe rjedhimisht as nuk është publikuar. Heshtja e përfaqësuesit special ndaj Deklaratës sugjeron, thuhet në opinion, se ai nuk e ka marrë parasysh deklaratën e institucioneve të përkohshme të qeverisjes" ka sqaruar Kreqa.

Siç shtoi se thirrja për njohje reciproke mes Kosovës dhe Sërbisë, ka një mesazh të fshehur për të vendosur Sërbinë dhe Kosovën në të njëjtin nivel.

"Pavarësisht se njohja e dyanshme do të ishte marrëzi juridike, sepse njohja në të drejtën ndërkombëtare është e rezervuar për shtetet e sapokrijuara, ajo do të prodhonte pasoja shumw negative. Apeli për njohje reciproke, ka një qëllim të fshehur-të vendosë Sërbinë dhe Kosovën në të njëjtin nivel si dy shtete të reja të krijuara në të njëjtën valë ndryshimesh territoriale që prekën RSFJ. Dy rrethana mund të keqpërdoren në mënyrën e instrumentalizimit të përgjithshëm të fakteve dhe të drejtave të aktorëve të huaj për hir të pavarësisë së Kosovës. E para është se Kosova, pas referendumit të improvizuar për pavarësinë e saj në vitin 1990 organizuar nga LDK çka u quajt i pavlefshëm nga Sërbia, u njoh vetëm nga Shqipëria. Një rrethanë tjetër është se me prezantimin e kërkesës për pranim në OKB në tetor të vitit 2000, RFJ hoqi dorë nga vazhdimësia e RSFJ dhe pranoi statusin e shtetit pasardhës të RSFJ pra të një shteti të ri", tha ai.

Kreqa ka theksuar se pasojat e njohjes së Kosovës për Sërbinë do të jenë të shumta.

"Së pari do të nënkuptonte heqjen dorë nga një pjesë e territorit shtetëror, heqjen dorë nga Rezoluta 1244 e cila do të humbiste kuptimin ligjor, si dhe vlefshmërinë e shpalljes së paligjshme të pavarësisë, pasi njohja ka efekt prapaveprues e po ashtu dhe lirimin nga përgjegjësia për Kosovën dhe aktorëve të huaj bazuar në pëlqimin e mëvonshëm të Sërbisë si palë e dëmtuar" ka theksuar Kreqa.