Robert O'Brajen: Është e nevojshme ndërhyrja serioze e SHBA për të rikthyer procesin e paqes në rrugën e duhur

Robert O Brajen
Burim: Printskrin/Fox

Robert O'Brajen, ish-këshilltari për siguri kombëtare i Presidentit amerikan, Donald Trump, deklaroi se nevojitet ndërhyrja serioze e SHBA-së për të rikthyer procesin e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në rrugën e duhur.

"Kur ish i dërguari i posaçëm të Presidentit për negociatat Serbi-Kosovë, ambasadori Riçard Grenell, flet për këtë çështje, politikëbërësit duhet ta kenë parasysh. Duhet një ndërhyrje serioze nga SHBA për të rikthyer këtë proces paqeje në rrugën e duhur," tha O'Brajan në Twitter.

Ish-i dërguari i posaçëm të Presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Riçard Grenell, u bëri thirrje evropianëve që të “ndryshojnë strategjinë e tyre për Kosovën dhe Serbinë”, sepse sipas tij, ata vetëm po i përkeqësojnë gjërat.