Jovanoviq me ambasadorin e BE dhe përfaqësuesit e Pesëshes: Aktivitetet e institucioneteve kosovare çojnë në eskalimin e mëtejshëm të tensioneve

Nevena Jovanović sa ambasadorom EU i predstavnicima Kvinte
Burim: Kosovo Online

Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme Nevena Jovanoviq ka biseduar sot me shefin e ri të Misionit të BE në Beograd Andreas fon Bekerat dhe përfaqësues të ambasadave të vendeve të Pesëshes për zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshirë dhe arrestimin e fundit të ndihmësdrejtorit të Zyrës për K&M Igor Popoviq nga ana e autoriteteve në Prishtinë.

Jovanoviq shprehu shqetësim për aktivitetet e vazhdueshme të institucioneve kosovare ku sikurse tha, çojnë në eskalimin e tensioneve dhe rrezikojnë përpjekjet për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në terren.

Theksoi se është e pritshme që bashkësia ndërkombëtare e veçanërisht partnerët nga BE dhe vendeve të Pesëshes, të tregojnë mirëkuptim të plotë për qëndrimet e Sërbisë dhe në mënyrë të përgjegjshme të reagojnë “tek veprimet e njëanshme dhe destabilizuese të palës tjetër”.

Në takimin që u mbajt me shefin e ri të Misionit të BE në Sërbi Andreas fon Bekerat, morën pjesë dhe të ngarkuarit me punë të ambasadave të Britanisë së Madhe, SHBA, Francës, Italisë dhe Gjermanisë.