Rregjistrimi i popullsisë në Kosovë: Statistika në shërbim të qytetarëve apo politike?
Rregjistrimi i popullsisë në Kosovë ka përfunduar dje zyrtarisht, ndërsa Agjencia e Statistikave ka informuar se rezultatet e para do të bëhen të njohura për tre apo katër muaj. Megjithatë për shumicën e bashkëbiseduesve të Kosovo onlajn, rregjistrimi në shumë segmente ka përjetuar mossukses përfshirë dhe të dhënat se atë e ka bojkotuar komuniteti sërb.
Në Agjencinë e Statistikave të Kosovës sot ka asistuar edhe kryeministri Albin Kurti, në takimin që mbajt me rastin e përmbylljes së rregjistrimit të popullsisë.
Njëzëri u vlerësua se, pavarësisht sfidave dhe kompleksitetit që kishte, procesi u realizua me shumë sukses.
“Kryerja e regjistrimit të popullsisë është dëshmi se institucionet tona mund të realizojnë me sukses projekte në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë.
Megjithatë, shumica e ekspertëve vështirë se do t’a pranonin konstatimin se regjistrimi u krye "me sukses të madh". Përkundrazi, paralajmërojnë një seri të tërë polemikash.
Rregjistruesit në atë 5 prill, ditën e parë të regjistrimit, u ndoqën me vëmendje të madhe mediatike dhe u tha se pas disa orësh ata duhej të ktheheshin në zyrat e tyre, pasi nuk kishin përfunduar punën. Për shkak të gabimit në aplikacion, nuk mundën të dërgonin të dhënat e mbledhura në bazën qendrore të të dhënave.
Më pas u ndeshën me një problem shumë serioz. Sërbët nuk e kishin fare idenë se po ndërmerrej regjistrimi i popullsisë dhe as se kërcënoheshin me gjoba deri në 10,000 euro nëse nuk përgjigjeshin.
“Nuk kam qenë i informuar, ja tani në këtë moment e dëgjoj prej jush. Përsa i përket regjistrimit, nuk di se çfarë do të bëjmë momentalisht, ju them se prej jush po e dëgjoj këtë”, tha për ekipin e Kosovo Onlajn në ditën e parë të rregjistrimit Stefan Qirkoviq nga Kosova qëndrore.
Ata pak më të guximshëm më vonë patën problem të interpretonin atë që në të vërtetë u kërkohej atyre në pyetësorët në sërbisht.
“Cila është arsyeja kryesore e mungesës suaj nga vendbanimi juaj i zakonshëm?” është një nga pyetjet që ka më shumë vlerë filozofike sesa statistikore.
Në rangun e pyetjeve me hile në kuice kanë qenë të pranishme edhe përgjigje rreth statusit familjar, ku ndër përgjigjet e ofruara ishin “Burrë/Grua me kurorë” apo “fëmijë i partnerit mashkull”...
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ishte shumë më i rreptë dhe tha se pyetësori i regjistrimit i përkthyer në sërbisht ishte-qesharak.
Dhe kjo nuk ishte thjesht qesharake. Regjistrimi, zyrtarisht duhej të përfundonte më 17 maj, por Qeveria e Kosovës e shtyu atë afat deri të premten, duke sqaruar se këtë e bërën me kërkesë të 11 komunave.
“Kam qenë i shokuar kur pashë atë informacion. Ne dje këtë e hodhëm poshte menjëherë. Asnjë nga zyrtarët nuk kërkoi zgjatje të regjistrimit. Unë i kam bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të tërheqë informacione të tilla sepse janë krejtësisht të pasakta. Pra as nuk kërkuam, as po kërkojmë dhe as nuk ka nevojë të zgjatet regjistrimi i popullsisë. Nuk e di përse dhe për çfarë arsye është përmendur komuna e Shtërpcës, përveç se donin të tregonin se nuk po kërkonin vetëm komunat me shumicë shqiptare, kështu që gjetën një komunë dhe Shtërpce ishte ndoshta më e përshtatshmja që t’a përmendnin në këtë kontekst. Informatat janë krejtësisht të pasakta”, ka theksuar për Kosovo Onlajn Dallibor Jevtiq, kryetar i Komunës së Shtërpcës, një nga 11 nga ata që është përmendur që patën kërkuar vazhdimin e regjistrimit.
Polemika të shumta
Për socilogen e Institutit për studime europiane Marija Marseniq kjo ndoshta është më e pakta polemikë e rregjistrimit të popullsisë.
Ajo në bisedë për Kosovo Onlajn vlerësoi se rezultatet do të reflektojnë tek komuniteti sërb dhe se kundërshtimi themelor është se është kryer nën atmosferë frike, dhune, terrori fizik dhe institucional ndaj sërbëve.
“Rezultatet e këtij rregjistrimi në çdo rast nuk do të shkojnë në favor të sërbëve në kuptimin e krijimit dhe implementimit të politikave publike. Dimë se shpërndarja e buxheteve komunale shkon në parimin e popullsisë dhe pakicave kombëtare. Nuk do të ndahen fonde për zhvillimin e ekonomisë, shëndetësisë, arsimit dhe aspekteve tjera ekonomike, por edhe sociale” tha Marseniq.
Kjo e fundit shtoi se Prishtina zyrtare do t’a shfrytëzojë bojkotin e komunitetit sërb sesi të zvogëlojë numrin real të tyre.
“Prishtina do të përdorë bojkotin sërb të këtij regjistrimi për të treguar se komuniteti sërb në fakt ka numër më të vogël se sa është realisht për të vijuar represionin ndaj tyre. Sigurisht, do të krijohen kushte edhe më të këqija për jetën e sërbëve në Kosovë e Metohi, por kjo do të thotë dhe kufizimin e mbrojtjes së të drejtave të tyre si në mjedisin politik ashtu edhe në atë institucional”, ka thënë ajo.
Marseniq nuk ka dilema se për shkak të bojkotit të regjistrimit, komuniteti sërb si direkt apo indirekt do të sanksionohet.
“Pres që dënimet me siguri do të ndërmerren. Dhe tani, a do të jenë gjobat e shpallura nga Prishtina dhe nëse në atë rast do të gjobiten 200 mijë sërbë të zhvendosur apo do të jenë gjoba që do të vijnë më vonë në formën e disa ndalimeve burokratike apo problemeve administrative në kuptimin që sërbët nuk do të jenë në gjendje të kenë akses në disa shërbime publike, zgjedhje apo rinovim dokumentesh, duke marrë leje të caktuara. Është e mundur që të kërkohen regjistrime apo ndonjë lloj dukumenti tjetër për pjesëmarrje në regjistrimin e popullsisë”, thekson Marseniq.
Kjo e fundit shton se në shumë momente kontestuese dhe konkretisht në regjistrimin e sapo përfunduar të popullsisë, themelore bën të ditur se nuk janë siguruar as aspekti socio-politik dhe as ai i sigurisë për realizimin e tij.
“Regjistrimi i popullsisë nuk mund të ndërmerret në çfarëdolloj momenti dhe në çfarëdolloj rrethane. Data e regjistrimit të popullsisë duhet të jetë caktuar kur të jetë stabile gjendja socio-politike, por edhe situata e sigurisë në mënyrë që të sigurohet besimi i mjaftueshëm i popullsisë tek institucionet që ndërmarrin këtë regjistrimin. Natyrisht, shikojmë se rasti me rregjistrimin e popullsisë në Kosovë e Metohi nuk është kështu. Ndërmerret në atmosferë frike, dhune, terrori fizik dhe institucional ndaj sërbëve në Kosovë e Metohi, çka dëshmohet dhe nga ngjarjet e fundit”, tha Marseniq.
Si shembuj, bën të ditur inkursionin e fundit të Policisë Kosovare në Bankën e Kursimeve Postare, heqjen e dinarit, ndalimin e importit të produkteve sërbe.
Si problem kyç bën të ditur se numër i madh sërbësh nuk kanë patur mundësi të regjistrohen.
“Duhet të shikojmë edhe 200,000 sërbët e zhvendosur me forcë, të cilët momentalisht nuk ndodhen në vendbanimin e tyre të zakonshëm dhe nuk kanë mundësi të kthehen çka na flet se kjo datë rregjistrimi e popullsisë është joadekuate”, theksoi ajo.
Marseniq shprehu dyshime edhe për pjesën që ka të bëjë me listën e dëmeve të luftës.
“Kjo nuk shkon në favor të sërbëve dhe shtrohet pyetja se sa mirë janë trajnuar regjistruesit për punë të tilla, por edhe si do të kontrollohen këto të dhëna në përgjithësi”, thekson ajo.
Tek lëshimet kyçe të regjistrimit të përfunduar, Marseniq numëron dhe fushatë joadekuate informative.
“Jashtëzakonisht e keqe ka qenë fushata informuese pasi njerëzit nuk mund të shkonin prej informacioneve bazike në ueb faqen e Agjencisë së Statistikave në gjuhën shqipe, pale më në gjuhën sërbe. Për të mos përmendur pyetësorët që ishin përkthyer në mënyrë joadekuate në sërbisht. Aty ka pasur shumë parregullsi dhe palogjikshmëri, që madje as sërbët nuk kanë mundur t'i kuptojnë në mënyrë adekuate ato pyetësorë, çka na tregon se nuk janë përmbushur kushtet e gjithëpërfshirjes dhe transparencës në këtë regjistrim, çka për ne bashkarisht na tregon se tek kjo nuk egzistojnë kushte objektive për përcaktimin e numrit të sërbëve që aktualisht ndodhen në Kosovë e Metohi në këtë moment” ka thënë Marseniq.
Rregjistrimi-konfuzion total
Drejtori i OJQ "Komunikimi për zhvillimin e shoqërisë" (CSD) nga Graçanica, Ivan Nikolliq, ka thënë se regjistrimi i posa përfunduar i popullsisë në Kosovë mund të vlerësohet si "i vështirë për t'u speguar" dhe si "konfuzion total" dhe shtoi se rezultatet do të shfrytëzohen kundër komunitetit sërb, me të cilin sikurse thekson tashmë është mësuar.
“Në përgjithësi, konfuzioni total për të mos thënë më së paku dhe sërish e gjitha në kurriz të një personi të zakonshëm nga komuniteti sërb, i cili thjesht nuk di se çfarë të bëjë dhe mbështetet në veten e vet”, tha Nikolliq.
Duke kujtuar se regjistrimi i popullsisë ishte shpallur për një kohë të gjatë dhe se mesazhi kryesor ishte se bojkoti do të ishte gabim i madh që do të rezultonte në buxhete më të vogla për komunat me shumicë sërbe, Nikolliq thotë se ai proces nisi në atë mënyrë që është vështirë të spegohet.
“Kur më në fund nisi regjistrimi ndodhi diçka që përsëri është e vështirë të spegohet. Kjo është diçka që kemi dëgjuar nga shumë njerëz, e kjo është se ata në radhë të parë nuk ishin të informuar në mënyrën e duhur. Ishin të hutuar nga mesazhet e ndryshme nga pala kosovare dhe sërbe për bojkot potencial apo shmangie. Nga ana tjetër nga Prishtina është folur edhe për dënimet që mund të merren për mosregjistrimin. Faktori i tretë që ishte konfuz ishte se nuk kishte kapacitet të mjaftueshëm në terren për të kryer siç duhet regjistrimin pasi një numër i madh njerëzish thanë se askush nuk i kishte vizituar”, theksoi Nikolliq.
Sipas fjalëve të tij, rezultatet e rregjistrimit mund të pasqyrojnë në pakësimin e buxhetit tek komunat me shumicë sërbe.
“Kjo nuk është gjë e vogël pasi ai buxhet është i destinuar për qytetarët dhe mund të shfrytëzohet zgjuarsisht. Mund të ketë edhe pasoja konkrete, duke pasur parasysh se përmendet dënimi i atyre që nuk kanë qenë pjesmarrës në regjistrim. Nuk kishte konfirmime apo deklarata zyrtare se do të kishte penalitete. Gjithçka erdhi sërish me thashetheme, supozime dhe thënie. Mbetet për t’u parë”, ka thënë Nikolliq.
I pyetur se sa do të ndikojnë rezultatet e regjistrimit tek të drejtat e komunitetit sërb në Kosovë, Nikolliq thotë se dyshon se kjo do të ndodhë sepse ato të drejta-tashmë janë mjaft të kërcënuara.
“Të drejtat e sërbëve në Kosovë janë mjaftueshëm të kërcënuara, saqë kjo nuk mund të ketë ndikim të madh. Mund t'i shërbejë palës kosovare si argument se ne nuk meritojmë benefite shtesë. Nuk shikoj se do të shkohet në ndonjë linjë ekstreme” konkludon Nikolliq.
Benefite për të gjitha komunitetet
Nga ana tjetër bashkëpunëtorja e Agjencisë së Statistikave Hazbie Qeriqi ka thënë për Kosovo Onlajn se gjatë rregjistrimit të popullsisë në Kosovë ka patur pak probleme por gjithçka ka kaluar në radhën më të mirë dhe se rezultatet do të sjellin benefite për të gjitha komunitetet.
“Nuk mund të flitet se kishte probleme, por përgjatë procesit të rregjistrimit kemi patur disa sfida të cilat ishin të pakta dhe shumë të lehta për t’u zgjidhur”, ka thënë Qeriqi.
Ajo shtoi se rezultatet e rregjistrimit do të sjellin benefite të shumta për të gjitha komunitetet në Kosovë.
“Rezultatet do të reflektojnë tek mbarë popullsia e Kosovës që jeton aty. Të njëjta benefite do të ketë edhe komuniteti sërb. Për shembull, në fushën e vetëqeverisjes lokale, investimet, organizatat që dëshirojnë të investojnë në programe që do të siguronin jetë më të mirë. Ato do të përfitojnë nga ky rregjistrim sepse të gjithë do t'i përdorin këto të dhëna dhe për investime, e kam fjalën për organizatat ndërkombëtare, por gjithashtu dhe për pushtetet vendore që dëshirojnë të investojnë tek diçka. U nevojiten këto të dhëna për të mësuar se në cilat fusha do të ishte më mirë t’a bënin këtë”, spegoi Qeriqi.
Kjo e fundit tha se Agjencia e Statistikave pas shtyrjes së afatit për regjistrim, ka vendosur në dispozicion shumë numra telefoni në mënyrë që të gjithë të regjistrohen.
“Kryeministri informoi opinionin se 24 maji do të jetë dita e fundit e regjistrimit, por kemi çelur disa numra telefoni me qëllim që të gjithë banorët nga e gjithë Kosova të mund të telefonojnë dhe të kontaktojnë me punonjësit e Agjencisë së Statistikave e pas kësaj të mund të rregjistrohen”, tha Qeriqi.
E pyetur nëse të gjithë ata që nuk i’u përgjigjën regjistrimit do të sanksionohen siç u tha në fillim, përfaqësuesja e Agjencisë së Statistikave thotë se kjo nuk është punë e këtij institucioni, por e institucioneve të tjera.
“Dënimet janë të rregulluara sipas ligjit, por jemi përgjegjës vetëm për kontaktet me regjistruesit dhe mbledhjen e të dhënave. Institucionet e tjera do të jenë përgjegjëse për ndëshkimin e atyre që bojkotuan sistemin e regjistrimit” konkludoi Qeriqi.
Përkthim i diskutueshëm i pyetësorit
Ndërkaq drejtori egzekutiv i OJQ "Aktiv" Miodrag Milliqeviq thotë për Kosovo Onlajn se rezultatet e rregjistrimit padyshim do të shfrytëzohen për qëllime politike, ndërsa mungesa kryesore është se procesi nuk ishte gjithëpërfshirës, veçanërisht kur është fjala për komunitetet joshqiptare.
“Nëse do të shikojmë detyrimet dhe çfarë ndikimi ka dhe do të ketë pas publikimit të rezultateve zyrtare, kjo sigurisht që do të shfrytëzohet për qëllime politike. Në praktikë pikërisht si pasojë e të gjitha këtyre mangësive përfshirë edhe pjesën e veriut që do të jetë absolutisht e përjashtuar, përkundër garancisë së palës kosovare se regjistrimi do të kryhet në tërësi. Kjo në praktikë nuk ndodh. Do të përfundojmë me rezultate gjysmake të cilat do të mbartnin me vete, jam i sigurt dhe pasoja politike përfshirë ndoshta madje dhe rishikimin e planit të Ahtisarit, i cili është përfshirë aktivisht në Kushtetutën e Kosovës dhe ofron garanci kushtetuese si sërbëve por dhe komuniteteve të tjera pakice që jetojnë në Kosovë”, tha Milliqeviq për Kosovo Onlajn.
Ky i fundit vlerësoi se pyetësori që i është paraqitur komunitetit sërb ishte “skandaloz” nga përkthimi e deri tek pyetjet problematike dhe theksoi se këtu është fjala rreth mosrespektimit themelor të të drejtave të garantuara me kushtetutë dhe ligje për pakicat kombëtare.
“Skandaloze është që i tillë pyetësor dhe përmbajtje është publikuar. Ky është skandal në vetvete dhe flet jo vetëm për cilësinë e përkthimit, kjo është çështje teknike, por flet më shumë rreth respektimit të të drejtave të një komuniteti. Kjo tregon për një problem shumë më të madh themelor, që është pikërisht mosrespektimi i të drejtave të garantuara me kushtetutë dhe të drejta të shumta dhe mekanizma të tjerë në rastin konkret-sërb”, thekson Milliqeviq.
Ai tha se OJQ “Aktiv” ka publikuar hulumtim të gjerë dhe ka ofruar autoriteteve në Prishtinë një sërë rekomandimesh që është dashur të zbatohen para regjistrimit, por asnjë nga këto sugjerime nuk është marrë në konsideratë.
Kjo ka rezultuar, nënvizon, që qytetarët as në fund të rregjistrimit nuk janë njohur me detajet, por dhe me detyrimet që ky proces mbart.
“Nga ana tjetër Agjencia e Statistikave përfshirë dhe qeverinë e Kosovës, madje as ka bërë përpjekje që, nëse asgjë tjetër, të miratojë një sërë masash që ishin të nevojshme për t’a bërë regjistrimin plotësisht gjithëpërfshirës. Kjo nënkupton se duhej absoplutisht të përfshihen të gjithë ata që gravitojnë jashtë Kosovës dhe që nuk kanë pasur mundësi të kthehen ndonjëherë në Kosovë për arsye të shumta, kryesisht arsye sigurie. Këtu mendoj për personat e zhvendosur”, thotë Milliqeviq.
Ky i fundit shton se, në anën tjetër, diaspora kosovare në tërësi ka qenë e përfshirë në procesin e regjistrimit, përfshirë dhe kapitullin që lidhet me regjistrimin e dëmeve të luftës në vitin 1998 dhe 1999.
Ai thekson dhe se ky kapitull është i kontestueshëm sepse nënkuptonte rregjistrim ekskluziv të dëmeve të luftës të kryera deri në qershor të vitit 1999.
“Dhe ne e dimë se ka pasur pasoja edhe pas asaj date në vitin 1999, por edhe në vitin 2000... 2004...”, thekson Milliqeviq.
Duke komentuar përkthimin e pyetësorit në sërbisht, ai thotë se kjo nuk është e re sepse ka ndodhur edhe më herët por është e pakuptueshme që kjo është bartur dhe në dokumentet që kanë lidhje për rregjistrimin e popullsisë.
“Pra, ju një herë në dhjetë vjet keni aksion, thelbësisht gjë e rëndësihme dhe aty nuk mund të egzistojë as 1% çfarëdolloj parregullsie veçanërisht nëse flasim rreth këtij aspekti teknik që do t’i mundësonte dikujt të publikojë dokument të tillë me përkthim skandaloz. Kjo është diçka që duhej korrigjuar shumë më herët. Lektorët duhej t’a bënin punën në mënyrën e duhur. Nuk mendoj këtu vetëm tek përkthyesit, por edhe për lektorët. Dikush duhej të jepte autorizim për publikimin e një dokumenti të tillë. Nuk është e nevojshme të interpretohen pyetjet individuale që shfaqen tek vetë dokumenti, madje as arsyetimi se as pyetësorët shqiptarë nuk ishin as më të mirët. Dokument i tillë nuk është dashur të publikohet para se të vërtetohet se është përkthyer gramatikisht dhe harmonizuar me të gjitha rregullat në mënyrë të vlefshme”, beson Milliqeviq.
I pyetur se në çfarë mënyre rezultatet e regjistrimit do të reflektohen në very ku e bojkotoi procesin dhe nëse do të paraqitet artificialisht një numër më i vogël i qytetarëve që jetojnë aty, Milliqeviq thekson se problemi më i madh është se largimi i sërbëve po merr përmasa masive. “Vite më parë patëm paralajmëruar opinionin e gjerë dhe autoritetet kryesore si në Kosovë dhe në Sërbi dhe komunitetin ndërkombëtar se ky proces po ndodh masivisht dhe se po merr trajta masive dhe se në një moment do të mbetemi me një numër shumë simbolik të njerëzve dhe qytetarëve nëse vazhdon ai trend”, thotë Milliqeviq.
Ky i fundit thekson se ky proces nisi nga momenti i ndërrimit të pushtetit në Kosovë.
“Ajo që po ndodh vitet e fundit, prej momentit të ndërrimit të pushtetit në Kosovë e deri më sot, e ka përshpejtuar jashtëzakonisht ritmin e migrimit. Ne sot po flasim për mbijetesën e pastër të një numri të vogël njerëzish. Nëse ky trend do të vijojë, ata do të margjinalizohen plotësisht në kuptimin politik dhe në çdo kuptim tjetër dhe pa asnjë ndikim real në cilësinë e jetës dhe proceseve politike, siç ishte rast në vitet e kaluara. Kjo nuk është mirë për askënd. Nuk është e mirë as për konceptin e Kosovës multietnike, as për procesin e dialogut dhe më së paku për përpjekjen për të normalizuar marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, e cila në thelb do të duhej t'i hapte rrugën normalizimit përfundimtar dhe vendosjes së një shkallë më të madhe besimi mes vetë qytetarëve brenda Kosovës”, thekson Milliqeviq.
Ky i fundit paralajmëron se autoritetet në Prishtinë nuk po bëjnë asgjë për t’a ndalur procesin e migrimit.
“Vendime të shumta, sidomos ato të fundit që vijnë nga ana e Qeverisë së Kosovës, duke nisur nga ndalimi i importit të mallrave, pastaj ndalimit të përdorimit të dinarit pa zgjidhje esencialisht konkrete për të gjithë ata njerëz që e marrin pagën me dinarë. Kjo absolutisht nuk kontribuon tek stabilizimi i kushteve, por përkundrazi migrimit të përshpejtuar për të cilin në përgjithësi nuk flitet fare në të gjitha nivelet dhe jo vetëm në veri”, konkludon Milliqeviq.
0 komentet