Savkoviq: Radikalizimi minon rajonin, të rinjtë pa perspektivë më të prirur me ideologji ekstremiste

Marko Savković
Burim: Kosovo Online

Këshilltari i lartë i Fondit ISAK Marko Savkoviq thotë se të rinjtë që nuk kanë punë dhe perspektivë janë të prirur me ideologji ekstremiste dhe që ky rregull vlen jo vetëm për Kosovën, por edhe për të gjithë shoqërinë në hapësirën e Ballkanit Perëndimor.

“Sikurse kemi patur rastin për të parë gjatë viteve të fundit, nuk është vetëm ideologjia e radikalizmit ekstremist, pasi egzistojnë dhe të tjera. Këto janë grupe tifozërie të dhunshme. Pra të rinjtë janë sigurisht në rrezik të madh nga të tilla mundësi, do të thoja meshkuj të rinj, por ka dhe gra që radikalizohen”, thotë Savkoviq.

Ky i fundit bën të ditur se në një moment Kosova e pati udhëhequr kur është çështja e radikalizmit islamik.

“Duke parë se sa të rinj për frymë, për t’a thënë lirshëm, përfunduan në hapësirën e Sirisë dhe vendeve të tjera që luftonin për llogari të shtetin Islamik, Kosova në një moment udhëhiqte. Ndërkohë, është ashpërsuar mjaft politika ndëshkuese dhe është investuar përpjekje e madhe që këta njerëz të sillen para drejtësisë. Një numër prej tyre sot ndodhen në burg duke vuajtur dënimin” sqaron bashkëbiseduesi ynë.

Ai thekson se radikalizmi është shtypur, por pasoja të caktuara mbeten.

“Do të thoja se tani ai lloj radikalizimi është në nivel tjetër. Këtë e dëshmon edhe fakti se ne në vitet e fundit, me përjashtim të sulmit në Sarajevë dhe atë situatën që patëm në Beograd, nuk kemi pasur incidente masive dhe kjo është një rrethanë fatlume. Por, radikalizimi që manifestohet përmes sulmeve ndaj njerëzve të kombësive të tjera, të besimeve të tjera, ai rrezik është përherë i pranishëm dhe fatkeqësisht minon shoqërinë tonë përbrenda”, vlerëson Savkoviq.

Ky i fundit thotë se çelësi i luftës kundër radikalizmit, është bashkëpunimi i atyre që janë të parët që ndeshin me situatën në të cilën të rinjtë bëhen të ndjeshëm ndaj këtyre ideologjive, e këto janë institucionet e sistemit arsimor.

“Shteti duhet të vendosë politikë të caktuar që ka për qëllim parandalimin, pra jo vetëm reagim kur vjen tek ajo situatë dhe mendoj se ky është një nga leksionet që të gjithë kemi mësuar diku në vitet pas shfaqjes së shtetit Islamik dhe në përgjithësi pas shfaqjes së lëvizjeve radikale, pra rishfaqja e lëvizjeve radikale në këto vise”, konkludon Savkoviq.