Senator Marfi: Terheqja e forcave speciale policore, zgjedhje të reja, respektimi i të gjitha marrëveshjeve të mëparshme përfshirë dhe BKS

Kris Marfi
Burim: Kosovo Online

Senatori amerikan Kris Marfi ka thënë sot se hapat kyçe për de-eskalimin e konfliktit në veri të Kosovës janë tërheqja e forcave speciale policore kosovare Sërbia të ndërmarrë hapa të vërtetë për t’i dhënë fund protestave.

Gjithashtu ai në Tuiter ka shkruar se për paqen është e nevojshme të caktohen zgjedhje të reja, që qasja në ndërtesat komunale të kufizohet vetëm për nëpunësit civilë dhe të respektohen të gjitha marrëveshjet e mëhershme mes Sërbisë dhe Kosovës, përfshirë BKS.

"Disa elementë kyç të de-eskalimit: Forcat speciale policore të Kosovës të tërhiqen/Sërbia të ndërmarrë hapa të vërtetë për t'i dhënë fund protestave. Programoni zgjedhjet e reja, qasje të kufizuara në ndërtesat komunale për nëpunësit civilë, respektoni marrëveshjet e mëparshme mes Sërbisë dhe Kosovës përfshirë dhe BKS" shkruan Marfi.