Vujiçiq: Rode është i njëanshëm, ai do të donte BKS siç e dëshiron Prishtina, në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet
Koordinatorja e Ekipit Drejtues për themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, Danijella Vujiçiq, tha se qëndrimi i ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rode është i njëanshëm dhe synimi i tij është që BKS të jetë organizatë joqeveritare, siç e dëshiron Prishtina, që është në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet.
“Qëndrimi i njëanshëm i Rodeit, si dhe synimi që BKS të jetë lloji i OJQ-së që Prishtina dëshiron që të jetë, në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet për të cilat është zotuar. I ashtuquajturi “Kosova” nuk ka legjitimitet të hartojë statutin e BKS-së, por Ekipi Drejtues (pika B paragrafi 2) të marrëveshjes për fushëveprimin e punës së Ekipit Drejtues”, ka shkruar Vujiçiq në Twitter.
Siç ka thënë ajo, sipas Rodeit, statutin e BKS-së do ta bëjnë shqiptarët dhe dy “ikebana serbe të kopshtit të Kurtit”, të cilat do të rregullonin jetën e serbëve në Kosovë.
“Nga ai libër i quajtur statuti i BKS-së do të mbetet vetëm emri ‘Bashkësia e Komunave të Vuajtur’, ndërsa thelbi tashmë na është i njohur”, ka theksuar Vujiçiq.
Ajo theksoi se drafti i statutit të BKS-së është bërë në përputhje me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, standardet evropiane dhe praktikën evropiane.
Por unë mendoj se Rode është i vetëdijshëm se nuk ka Evropë në të ashtuquajturën Kosovë, kështu që ndoshta ka bërë një propozim të tillë në përputhje me këtë”, ka shtuar Vujiçiq.
Rode ka thënë më herët sot se Kosova duhet të hartojë vetëm Statutin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe dhe shtoi se versioni që ekziston tani dhe që është paraqitur nuk është i mjaftueshëm.
0 komentet