Sërbët në ditën e 18 të protestës - vendosin barrikadë të re në afërsi të Shkollës Teknike në Mitrovicën e Veriut
Sërbët e veriut të Kosovës shënojnë ditën e 18 në barikada gati më shumë se dy javë qysh prej ngritjes së tyre. Ata kërkojnë lirimin nga burgu të Dejan Pantiqit, Millan Axhiqit dhe Sllagjan Trajkovqit, si dhe tërheqjen e forcave speciale policore nga veriu, ndërkohë që mëngjesin e sotëm ata kanë vendosur barrikadë të re në lagjen e boshnjakëve në afërsi të Shkollës Teknike.
Sërbët kanë deklaruar se barrikadat do të hiqen pas përmbushjes së kërkesave të tyre.
Si pasojë e arrestimit të sërbëve dhe prezencës së forcave speciale policore në veri, sërbët vijojnë të jenë në barrikada në ditën e 18-të.
Ndërkohë Kfor ka bërë të ditur se ka nisur hetimet rreth të shtënave në Zubin Potok, ku thuhet se nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale duke ripërsëritur thirrjen e zgjidhjes së krizës përmes dialogut.
Dje u shënua edhe ngjarja e kthimit mbrapsht të patriarkut sërb Porfirije nga pika administrative e Merdares ku atij nuk ju mundësua vizita në Patriakanën e Pejës.
"Si patriark, shkova në selinë kryesore të kishës sime. Si klerik, shkova të jem pranë popullit me rastin e festës më të gëzueshme. Si qytetar shkova në shtëpinë time", ka thënë patriarku duke shtuar se dera e shtëpisë së tij për të është e kyçur.

komentet