Shajn: Marrëveshja në Ohër ruan paqen dhe mbron Ballkanin nga konflikti

Željko Šajn
Burim: Kosovo Online

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që u nënshkruan rezultatet e para pozitive në kuadër të dialogut dhe marrëveshjes së Brukselit dhe marrëveshja mes Beogradit e Prishtinës është e rëndësishme jo vetëm për ta, por edhe për mbarë rajonin dhe Europën, vlerëson pas raundit të fundit të dialogut në Ohër, korrenspodenti i Politikës nga Maqedonia e Veriut Zhelko Shajn.

"Kjo është sinjfikative për rajonin dhe Europën sepse të gjithë jetojmë në një situatë ndërkombëtare në të cilën kemi frikë nga përhapja e luftës. Mendoj se këtë herë me këtë marrëveshje, arritëm të stopojmë dhe të mbrojmë Ballkanin dhe vendet tona“ ka thënë Shajn për Kosovo onlajn.

Këto janë, shtoi ai, dëshmi të mikpritësve të raundit të fundit të dialogut, përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut, si dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

“Pamë që bisedimet kanë qenë të vështira, të dhimbshme madje dhe të tensionuara në disa situata, por është e rëndësishme që Sërbia ka dhënë mjaft nga vetja për të ruajtur paqen në këto vise dhe Sërbia në paqe“ ka thënë Shajn.

Pas takimit në Ohër i cili zgjati 12 orë, u bë e ditur se u nënshkrua marrëveshja rreth implementimit të planit i cili do të zgjerohjet dhe ku do të mbetet pjesë e kuadrit të negociatave mes Sërbisë dhe Kosovës në rrugën drejt BE

.