Kudo ku fut gishtat Franca e Gjermania në marrëveshje paqesh, vetëm paqe nuk ka pasur

Željko Šajn
Burim: Kosovo Online

Shkruar për Kosovo onlajn: Zhelko Shajn korrenspodent special i Politika në Shkup

Ballkani Perëndimor vazhdon të luftojë të bëjë çështë e mundur për të përmbushur kushtet europiane për të qenë pjesë e Europës. Fiks kur i përafrohet qëllimit, përballet me sfida të reja dhe pengesa të tjera në rrugën e integrimit. Më herët presidenti i Francës Emanuel Makron stopoi aktin përfundimtar të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në familjen europiane, me spegimin se fillimisht duhet rregullimi i marrëdhënieve në vetë Unionin, e më pas vazhdimin e proceseve të anëtarësimit. Sesa këto marrëdhënie u rregulluan, u dëshmua përmes krizës së luftës ukrainase, eskalimi i konfliktit në Kosovë dhe presioni i ri ndaj Maqedonisë së Veriut që sërish dhe një herë të ndryshojë Kushtetutën.

Franca mori pozitë lideri në Bashkimin Europian, duke nënshkruar marrëveshje të shumta për vendosjen dhe ruajtjen e paqes, siç e diktonte përmbajtja e tyre. Megjithatë, duket se në vend të kësaj, ndërtuan terrenin për trazira e konflikte. Të marrim si shembull Marrëveshjet e Minskut, të cilat, sipas ish-kancelares gjermane Angela Merkel dhe ish-presidentit francez Hollande, shërbyen për të përgatitur Ukrainën për luftë me Rusinë, në vend që të ishin themel për paqen. Për normalizimin e marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Kosovës, është paraqitur përmbajtja e Aneksit të marrëveshjes së Brukselit i cili u arrit në Ohër mes Vuçiqit dhe Kurtit.

Por megjithatë, në vend të hapit drejt normalizimit të marrëdhënieve, jemi dëshmitarë të një konflikti të ri në veri të Kosovës mes banorëve sërbë dhe policisë duke i dhënë një dorë qeverisë kosovare për organizimin e zgjedhjeve (jo)demokratike prej vendeve që e njohën Kosovën pas bombardimeve të RF të Jugosllavisë së bashku me vendet e Pesëshes. Bashkimi Europian jo vetëm që heshti ndaj sjelljes së anëtares së saj Bullgarisë, e cila në truallin maqedonas, sillet me arrogancë duke ringjallur ideologjinë fashiste duke çelur klube bullgare që mbajnë emrat e bashkëpunëtorëve të vërtetuar të Hitlerit, por edhe e mbështet atë në kërkesën që Maqedonia e Veriut të ndryshojë Kushtetutën e vendit me qëllim që të përfshijë popullin bullgar si element konstituitiv, në të kundërt, proceset integruese europiane do të ndalen një herë e mirë. Dhe e dimë se pranimi në Bashkimin Europian i’u premtua kur nënshkroi Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, ndryshoi Kushtetutën dhe emrin e shtetit.

Makron në forumin e Sigurisë në Bratisllavë, doli me zgjidhje të reja për vendosjen e paqes dhe demokracisë. Pra është e qartë se Franca dhe vendet e Pesëshes dhe OSBE, sa më shumë përpiqen të theksojnë dhe forcojnë pozitën e tyre, zhvillimi i demokracisë është veçse një ekran ndryshe. Ngado ku Franca dhe Gjermania fusin gishtat në marrëveshjet e paqes, veçse paqe nuk ka pasur. (Jo)paqja në Ballkanin Perëndimor endet në ajër dhe Këshilli i Sigurimit i KB as që e diskuton, ndonëse sipas Kartës së OKB ai ka të drejtë të ushtrojë ndikimin e vet. Megjithatë, duke qenë se në të janë Rusia dhe Kina, është shumë e vështirë që marrëdhënie të tilla të vendosen në rend të ditës. Ish-kryeministrja e Britanisë së Madhe, Tereza Mej gjatë vizitës së saj në Shkup, pas samitit europian në Sofje, energjikisht theksoi se Federata Ruse nuk ka çfarë të pretendojë në territorin e Europës dhe Ballkanit. Atëherë kërkoi nga populli i Maqedonisë së Veriut që të ndryshojë Kushtetutën dhe emrin e shtetit në mënyrë që të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Marrëveshja e Prespës u nënshkrua dhe u ratifikua në Kuvend, por Maqedonia e Veriut nuk u dorëzua në rrugën e integrimit europian. Për më tepër, shtylla kurrizore e saj po plasaritet nga kërkesat e reja të BE.

Sot Maqedonia e Veriut po përballet me kushte të reja të Francës, madje mund të thuhet se është i domosdoshëm edhe një herë ndryshimi i Kushtetutës për të integruar bullgarët në aktin më të lartë shtetëror, për të fituar përqafimin europian. Kërkesa e re shkaktoi jo vetëm ndasi të opinioneve politike, por edhe qëndrimin e popullit i cili po zhgënjehet edhe një herë prej BE. Arritja e integrimit europian vijon të jetë ende objektivi kryesor strategjik i vendit, por duke pasur parasysh përvojën, nuk është më e sigurt që edhe ky koncesion do të çojë drejt qëllimit. Dihet se nëse nuk ndryshon Kushtetutën, Bullgaria do të vendosë veto të re ku do t’a çojë Maqedoninë e Veriut drejt ngërçit.

Qeveria në Maqedoninë e Veriut është e gatshme një hap larg për ndryshimin e Kushtetutës për të arritur synimet europiane, por opozita, vota e së cilës është vendimtare për këtë akt, mbetet e bindur se nuk dëshiron të ndryshohet sërish Kushtetuta e vendit. SHBA liderit të opozitës, i ka përcjellë mesazh mjaft të ashpër diplomatik për të mbështetur ndryshimin e Kushtetutës në Kuvend për avancimin e integrimeve euroatlantike. Megjithatë, zhvillimi i situatës në këtë plan vijon të jetë ende i pasigurt. Kujtojmë se nëntori është afati i fundit për ndryshimin e Kushtetutës së RMV.

Nëse Kushtetuta e RMV nuk ndryshohet, Maqedonia e Veriut do të përballet jo vetëm me pengesë në rrugën e integrimeve europiane, por edhe me tension në nivelin e brendshëm të vendit, veçanërisht në raportet ndëretnike. Maqedonasit po përballen me sulme nga Bullgaria për të hequr dorë nga identiteti dhe gjuha e tyre, si dhe asetet e NOB dhe fqinjit të Maqedonisë, Sërbisë po i kërkohet të heqë dorë nga territori dhe sovraniteti i saj në Kosovë e Metohi, ku tensionet po rriten. Me gjithë këtë, është shumë e rëndësishme që shqiptarët të arrijnë integrimin euroatlantik.

Është e nevojshme të bëhen kompromise në mënyrë të vërtetë demokratike, pa sfondin që qepi Franca dhe Gjermania duke mbjellë farën e luftës. Atëherë “fuçia e barutit”, siç quhet shpesh rajoni ynë, do të bëhet themeli i paqes dhe shembull i suksesit të dialogut, si mjeti më i rëndësishëm dhe më efektiv diplomatik.