Spasojeviq: Përdhosja e shenjtëve në Kosovë e Metohi është sulm ndaj mbarë botës ortodokse
Ambasadori i Sërbisë në Greqi Dushan Spasojeviq ka thënë se ortodoksia paraqet një lidhje të pandarë mes Sërbisë dhe Greqisë, ndërsa përdhosja e vendeve të shenjta ortodokse në Kosovë paraqitet sulm ndaj mbarë botës ortodokse, transmeton Juronjuz Sërbia.
Spasojeviq ka thënë nuk duhet të harrohet fakti se rreth 1300 manastire dhe kisha ortodokse sërbe, prej dekadash kanë qenë shënjestër e sulmeve nga "pseudo-shteti i Kosovës".
Ai në intervistën për agjencinë greke OPE, pyetjes se nëse beson se mund të gjendet një zgjidhje për çështjen kosovare, ai vlerësoi se thelbi i normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, nënkupton krijimin e kushteve për jetë normale dhe të sigurt për popullsinë sërbe në Kosovë, si dhe mbrojtjen e vendeve të shenjta ortodokse që, siç tha ai, në një mijë vjetët e vet janë thurur në thelbin e qenies së popullit sërb kudo që ka jetuar.
“Gjithashtu, nevojshmëria për të mbrojtur popullin sërb dhe vendet e shenjta ortodokse në K&M prej sulmeve të përditshme dhe gjithnjë e më intensive, nuk duhet të jetë imperativ vetëm për Sërbinë, por për mbarë komunitetin ndërkombëtar dhe shoqëritë demokratike që mbështeten në sundimin e ligjit, respektimin e diversitetit fetar dhe kulturor, duke ushqyer dhe ruajtur trashëgiminë fetare dhe kulturore” tha Spasojeviq.
Ky i fundit shton se ka zgjidhje për çdo problem dhe mosmarrëveshje, veçse lind pyetja, nëse egziston vullnet i mirë për t’i zgjidhur ato.
“Kompromisi nënkupton arritjen e marrëveshjes mes dy palëve me pikëpamje të kundërta dhe qëndrime fillestare, kjo do të thotë se për kompromis nevojitet moment i volitshëm nga të dy palët jo vetëm i njërës, në situatën aktuale të Beogradit” shtoi Spasojeviq.
Ky i fundit theksoi se lidhja kryesore dhe më e fortë e raporteve sërbo-greke, është përvoja e ndërsjelltë e afërsisë dhe miqësisë bazuar në vlerat e përbashkëta, aspiratat shpirtërore dhe përvojën historike.
"Kjo afërsi e sërbëve dhe grekëve, të cilën shumë e quajnë një "lidhje misterioze" si dhe pothuajse lidhje e pavetëdijshme instinktive, shkon përtej çdo raporti tjetër politik dhe interesit momental" tha Spasojeviq.
Ky shtoi se ortodoksia sigurisht paraqet lidhje të pacënueshme mes Greqisë dhe Sërbisë dhe kontribuon në ndjenjën e afërsisë reciproke, vëllazërisë dhe miqësisë.
"Veç kësaj, historia e përbashkët e popujve tanë sigurisht përbën shtyllë të rëndësishme të marrëdhënieve të sotme cilësore. Sërbët dhe grekët përherë kanë qenë 'në të njëjtën anë të historisë' dhe njëri-tjetrin e kanë ndihmuar në momentet kyçe historike", theksoi ambasadori.
0 komentet